ASH: Lata me vendime jo përfillëse, po çon Dibrën në kaos

0

Aleanca për Shqiptarët – dega Dibër reagon ashpër ndaj BDI-së dhe kryetarit të komunës Ruzhdi Lata , për vendimet që po meren ditët në vijim për qytetin.

“Paramendoni para vitit të rij në seancen e rradhës të këshillit u soll dhe u aprovua Buxheti i komunës për vitin 2018 , që mendojmë se është një ndër çështjet më kryesore , në të cilën séance as që ishte present kryetari i komunës. Këshilltarët e ASH-së edhe pse gjith kohës po parashtronin vëretjet dhe sugjerimet e tyre , përsëri BDI me koalicionin e tyre me LSDM-në dhe VMRO-në në fund aritën të votojnë kët buxhet maramendës. Asnjë imvestim kapital që do të bie në sy nuk kishte në ate buxhet , kurse në anën tjetër rritje të buxhetit ka vetëm në pjesën e pagave , që do të thotë (si përherë) punësime partiake , edhe pse dihet se ai institucion me sa të punësuar mundet të funksionojë , rritje ka edhe te shpenzimet materijale , blerja e mjeteve , mbulimi i aktiviteteve kulturore është katastrofale , edhe për kundër asaj që vitin e kaluar për shkak të mjeteve u pa mundësua edhe festivali i teatrit që u detiruan të gjejnë zgjidhje tjetër”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Poashtu vërejtje kanë bërë edhe për të hyrat vetanake që i ka komuna, askund nuk theksohen dhe skjarohen sa janë të hyrat nga qyraja që i ka komuna për objektet rreth sallës të qytetit dhe objektet tjera , si dhe asnjëherë nuk është ditur kompenzimi për tokën ndërtimore që u kanë dhënë për shfrytëzim.

ASH dega Dibër i bën thirje kryetarit të komunës Dibër që të ndërpresë këta veprime , krejt antiligjore, dhe të dalë publikisht të pranojë konkretisht të japë llogari krejt për ate çka u tha më lartë. (INA)

Komentet

komentet