Asistenti i Sekretarit Amerikan të Shtetit sot në Shkup

0

Asistenti i Sekretarit Amerikan, Wes Mitchel sot pritet të mbërrijë në Shkup ku pritet të përsërisë qëndrimin amerikan për aspiratat euroatlantike të Maqedonisë, për bisedimet me Greqinë në kontestin për emrin.

Ndihmësi i sekretarit në Departamentin Amerikan pritet t’i kërkojë qeverisë  zbatimin e reformave për forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe lirinë e medieve.

Mitchell në Shkup është planifikuar të takohet me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Ndërkohë, kryeministri Zaev vizitën e përfaqësuesit të lartë të Departamentit të Shtetit në Shkup e  ka vlerësuar si dëshmi të miqësisë dhe mbështetjes për integrimin euro-atlantik të Maqedonisë.

Komentet

komentet