Askush s’më do mua! – Thirrja e vajzës së zhveshur që donte të hidhej nga ballkoni në Durrës

Një vajzë italiane ka tentuar të hidhej nga ballkoni i apartamentit ku banonte në qytetin bregdetar të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, ndërsa e gjithë skena është fotografuar nga një banor në pallatin përballë.

Në fotografitë e fiksuara vajza duket gjysmë lakuriq nga mesi e sipër, ndërsa ka hipur në tavolinën e ballkonit duke kërcënuar se do të hidhej. Për fat të mirë mësohet se policia ka ndërhyrë në kohë për të parandaluar tragjedinë.

Sipas asaj që ka thënë personi që ka publikuar fotografitë, vajza italiane kishte qenë në shoqërinë e të dashurit më parë dhe ndër të tjera fliste edhe ndonjë fjalë shqip.

Por kur e ka kuptuar se askush nuk po reagonte me kërkesat e saj, atëherë ka tentuar të hidhet duke bërtitur me fjalët: “Askush s’më do mua”, shkruan blitz.

Ka qenë ndërhyrja në kohë e policisë që e ka shpëtuar vajzën që nga fotografitë duket rreth të 25-tave.

 

Comments

comments