Asnjë telefon s’ka ekran më të mirë se iPhone X, thotë DisplayMate

Ekrani i telefonëve inteligjentë është një prej komponentëve më të rëndësishëm sepse pjesën më të madhe të kohës ndërveproni me të.

Ekranet LCD të Apple kanë qenë të mrekullueshëm, por këtë vit paneli OLED i iPhone X është më i miri.

DisplayMate ka publikuar rezultatet e një analize të iPhone X duke arritur në përfundimin se është ekrani më i mirë që mund të gjeni në një telefon.

Paneli OLED është prodhuar nga Samsung, por Apple i dërgoi gjërat në një nivel tjetër duke përmirësuar edhe më tej, dhe si rezultat është më i mirë se ai që gjendet në Note 8 dhe S8, përcjell iphonealbania.

Disa prej aspekteve ku iPhone X vë rekorde janë:
Ekrani me saktësinë më të lartë të ngjyrave (0.9 JNCD)
Ekrani OLED me shkëlqimin më të lartë (634 nits)
Ekrani me kontrasti më të lartë (141)
Ekrani me reflektimin më të ulët (4.5%)
Ekrani me variacionin më të ulët të shkëlqimit nga këndet (22%)

Galaxy Note 8-ta prodhonte deri në 1,240 nit shkëlqim por kjo vetëm për porcione të vogla të ekranit dhe jo në terësi..

Note 8 prodhon vetëm 560 nit shkëlqim në terësi nga 634 që prodhon iPhone X.

Një prej arsyeve pse ekrani i iPhone X është më i mirë, është kalibrimi i bërë nga Apple. /Express/

Comments

comments