Aziri i ASH-së demanton: S’ka përçarje,ata që fryejnë janë skenare!

0

Sevdair Aziri nga dega e Shuto Orizarës në Shkup ka përgënjeshtruar informacionet për gjoja përçarje në Aleancën për Shqiptarët në degën e tij dhe degët përreth.

“Informojm opinionin e gjere se dega e Aleances per Shqiptaret ne Shuto Orizare ne krye me Sevdair Azirin vazhdon e unifikuar te qendroj pas kryetarit z. Zeadin Sela, krahas disave qe mundohen te na perfshijne ne skenare te ndryshme percarese!”, ka shkruar ai në profilin e tij në facebook.

Nga ASH theksojnë se në kongresin e parë kanë dalur tejet të unifikuar, përkundër individëve të pakënaqur. (INA)