Baby G uron babain: Arsyeja e lumturisë sime

0

Baby G është këngëtare e pëlqyer për publikun.

Karrierën e nisi si pjesë e labelit “On Records”, ndërsa tani vazhdon si solo-artiste, me shumë projekte të reja muzikore.

Për Baby G sot është një ditë shumë e veçantë, kjo ngase babai i saj feston ditëlindjen.

Me këtë rast, këngëtarja ka zgjedhur fjalët më të mira për ta uruar atë duke shkruar “Ai është shpirti im, babai im, mbreti im, vëllai im, jeta ime. Personi që e vë të parin dhe gjysma tjetër që e dua më së shumti. Arsyeja e gjithë suksesit dhe lumturisë sime”.

Kujtojmë që këto ditë, këngëtarja ka paralajmëruar një projekt të ri, të cilin është duke e finalizuar, por nuk ka dhënë datë të publikimit. /Blic/

Komentet

komentet