Bajrami: S’e shoh veten në akuzën për terrorizëm

Bajrami: S’e shoh veten në akuzën për terrorizëm

Para trupit gjykues në rastin “Lagja e Trimave”, deklaratë mbrojtëse dha ish pjestari i MPB-së i akuzuari Arsim Bajrami…

Edhe ai, si shumica e të akuzuarve, hodhi poshtë aktakuzën për “terrorizëm” dhe tha se gjatë kohës që ka ushtruar profesionin ka qenë profesionist dhe këtë e dëshmojn shumë mirënjohje dhe shpërblimet që ka marrë, derisa ka qenë në detyrë zyrtare.

“Këtu, në gjykatë, i kam njohur të gjithë të akuzuarit. Më parë asnjë se njihja. Sami Ukshinin dhe Andi Krasniqin i kam njohur sic i njohin të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Ndërsa Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj, i kam parë në vitin 2008, kur angazhoheshin  si truproja të BDI-së gjatë fushatës parazgjedhore, në kohën që unë si  polic përkujdesesha për sigurinë e fushatës. Prej atëherë kurrë më si kam parë”, pohon Bajrami.
Sipas tij  Prokuroria mundohet që  vetëm përmes një SMS porosie t’i tregoj gjykatës dhe opinionit se ai ka kryer veprën terrorirëzm.
“Numrin e kisha të shënuar si “Irfan.Ku. Më 9 maj më shkruan SMS. Porosia ishte e dyshimtë, mendova se është gabim dhe nuk i dhashë shumë rëndësi, por më vonë më kapi një panik dhe tentova ta thërras, por  nuk ma hapi. Pas kësaj më mori në telefon kryeshefi dhe më tha se ka mbledhje ku duhet të marrim pjesë të gjithë, edhe pse pata kërkuar pushim mjekësor. Sapo filloi mbledhja,  erdhën 3 pjesëtarë të njësitit special me maska dhe pyetën kush është Arsimi. U përgjigja! Më morën! Nuk e respektuan aspak procedurën ligjore, më shtrinë në tokë  dhe m’i morën sendet personale që kisha me vete , edhe armën zyrtare, dhe më vendosën në qelinë e SPB- Kumanovë”, sqaroi  para trupit gjykues Bajrami.
Sipas tij prokuroria ka për detyrë që të zbardhë se kush dhe pse e ka dërguar këtë porosi.
Sa i përket gjurmëve të nitratit në veshjen etij sportive, thotë se rrobat mund ti jenë kontaminuar nga e tij njësiti special.
“Unë jam gjuetar, dhe një muaj para rastit isha në gjueti, mund të kenë mbetur  gjurmët edhe prej atje”, sqaroi  Bajrami.