Bajrush Morina: PDK provokon krizë institucionale dhe zgjedhje të jashtëzakonshme

Partia Demokratike e Kosovës është e interesuar që të qojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme. Kjo parti ka dalë humbësja më e madhe e zgjedhjeve të 11 Qershorit, prandaj “fikë për fikë bile me muzikë!’, thotë një proverb popullor.

Fakti se PDK nuk heq dorë nga kandidatura e Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit dhe kundërshtimi “an block” i shumicës së deputetëve shqiptarë të Kuvendit të Kosovës (VV 32 + LAA 29 = 61) është një sinjal i qartë se PDK me çdo kusht dëshiron të “shtyhet” me shumicën parlamentare për të krijuar krizë institucionale dhe në fund zgjedhjet të jashtëzakonshme.

Kundër Kadri Veselit ka dalë së fundi edhe deputeti i Nismës Milaim Zeka i cili ka kërkuar nga Kadri Veseli që të heq dorë nga kandiatura, ndërkaq nëse kthehemi në perspektivë jo të largët as Fatmir Limajt e Zafir Berishës nuk ua do zemra e as “nuk u bëjnë punë duart” që ta votojnë emrin e Kadri Veselit.

Në një situatë të tillë, krejt çka do të kemi sot është një fillim i një krize të re institucionale dhe një provokim për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Comments

comments