Ballack tallet me Italinë pas dështimit ndaj Suedisë

Michael Ballack është tallur me Italinë pas humbjes nga Suedia dhe dështimit për kualifikim në “Kampionatin botëror 2018”.

Michael Ballack ka ngacmuar Kombëtaren italiane pas humbjes nga Suedia dhe dështimit për kualifikim në “Kampionatin botëror 2018”.

Ish mesfushori i Kombëtares gjermane ka shfrytëzuar rrjetin social Twitter për të bërë postime kundër “Azzurrëve”.

“Lutuni për Italinë”, shkroi së pari Ballack, përcjell “lajmi.net”.

Pastaj u rikthye sërish: “Gjermania, kampion i botës tani?”, shtoi ai. /Lajmi.net/

Comments

comments