“Ballist Morina e ka vendosur, më mirë i vdekur se në Serbi”

Ismail Morina, (Ballisti), gjate nje seance gjyqesore ne Gjykaten e Apelit, ku nuk ka ndryshuar masa e sigurise arrest me burg per armembajtje pa leje./r/n/r/nIsmail Morina (ballisti), during a hearing in the Court of Appeals.

Ballist Morina qëndron i vendosur për të mos u ekstraduar në Serbi. Madje ai paralajmëron se mund edhe të vrasë veten nëse nuk do të ketë zgjidhje tjetër.

Në një prononcim për Ora News bashkëshortja e tij Federica Lo Toro thekson se pas tre muajve qëndrimi në qeli, gjendja e Morinës është e rënduar

Edhe pse ndaj tij gjykatat kroate kanë dhënë vendim ekstradimi, vetë ballisti paralajmëron veprime ekstreme.

Bashkëshortja e Ismailit, Federica Lo Toro konfirmoi një tezë tronditëse: Më mirë i vdekur se në Beograd

“Ma konfirmoi edhe para një dite dhe me një qetësi vërtetë tronditëse, që nëse gjërat nuk shkojnë mirë, ai mbetet i vendosur për ti dhënë fund.

Më ka thënë që në Serbi nuk ka për të shkuar sido që të jetë përfundimi, më mirë largohem nga kjo botë më tha se sa të shkoj atje. Po mundohemi ta motivojmë, por është shumë e vështirë për të.

Gjëndja e tij fizio-psikike pas 3 muajve në qelinë e burgut të Dubrvonikut është mjaft e rënduar”, tha ajo.

Comments

comments