Ballisti “i çmend” serbët në postimin e UEFA-s: “Qetësohuni lepuj”

INA
INA

23/11/2023

“Qetësohuni lepuj”, Ballisti “i çmend” serbët në postimin e UEFA-s.

Ismail Morina, më mirë i njohur si “Ballisti”, i ka çmendur tifozët serbë me një koment në postimin e UEFA-s që kishte të bënte me kualifikimin e Serbisë në Euro 2024.

Kryefitozi shqiptar, i cili u bë i famshëm më 14 tetor të vitit 2014 kur e lëshoi dronin e famshëm në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd, duke shkaktuar trazira dhe ndërprerje të lojës, ka reaguar me një koment, duke i paralajmëruar serbët në një përballje eventuale në Kampionat Evropian, shkruan Gazeta Express.Pasi u arratis me sukses nga Beogradi në atë kohë, tash tifozi nga Kukësi vendosi t’i provokojë sërish futbollistët dhe tifozët serbë.

“Qetësohuni lepuj, unë jam këtu për ta rregulluar fatin tuaj, mos u brengosni për këtë. Shihemi në fazën eliminatore”, shkroi “Ballisti” në postimin e UEFA-s në Instagram.

Atij iu kundërvunë serbët me disa replika në komentin e tij.

“Ballisti” ishte arrestuar disa herë dhe ishte çuar në arrest shtëpiak.

Shqipëria është në vazon e dytë ndërsa Serbia në atë të katërt, prandaj është edhe e mundshme një përballje mes tyre në Euro 2024.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

edon-zhegrova

Dëmtohet Edon Zhegrova, ylli dardan humb sfidën ndaj Aston Villas

Anceloti

Ancelotti pas fitores ndaj Cityt: Të gjithë menduan se Reali kishte vdekur, por duhet të dini se Reali nuk vdes kurrë

Pep Guardiola

“ Nuk pendohem për asgjë”/ Guardiola uron Realin pas kualifikimit

Ronaldo Al Nassr

Ronaldo fiton gjyqin ndaj Juventusit, por nuk do të marr aq para se pretendonte

MUNICH, GERMANY - APRIL 01: Kingsley Coman (C) of Bayern München celebrates scoring the 4th team goal during the Bundesliga match between FC Bayern München and Borussia Dortmund at Allianz Arena on April 01, 2023 in Munich, Germany. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)

Bayern eliminon Arsenalin dhe kualifikohet tutje

Real Madrid's Brahim Diaz celebrates after he scored the opening goal during the Champions League round of 16 first leg soccer match between RB Leipzig and Real Madrid at the Red Bull arena stadium in Leipzig, Germany, Tuesday, Feb. 13, 2024. (AP Photo/Matthias Schrader)

Real Madridi e fiton dramën e madhe, e eliminon Man Cityn

champions-logo

Këto janë ndeshjet gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve

akil

Arrestohet Akil Gjakova

mbape real

Mbappen e pyesin mos ka ndërruar mendje për largimin, kjo ishte përgjigja e sulmuesit francez

INFO

NA NDIQ