‘Bandat e qeverisë bëjnë ligjin, ‘Forca e Ligjit’ degjeneron në ‘Forca e Krimit’

0
3

Ish-kryeministri Sali Berisha e sheh me shqetësim situatën e rendit në vend, ku dita-dita hidhen në erë makina. Berisha gjykon se janë bandat e qeverisë që po bëjnë ligjin dhe që e kanë degjeneruar të ashtuquajturin operacion “Forca e Ligjit” në operacionin, “Forca e Krimit”

“Të dashur miq, – shkruan Berisha në Fb. –  mbrëmë gjatë natës, bandat e qeverisë, që bëjnë ligjin në një seri qytetesh, ndër të cilat hodhën në erë me eksplozivë dy makina në Elbasan dhe Fushe Krujë. Këto banda i hodhen eksplozivë në oborr, oficerit të Policisë Rrugore në Fushë Krujë.

Zhvillimet e përditshme të rendit dhe sigurisë dëshmojnë se operacioni “Forca e ligjit” është shndërruar në operacionin “Forca e Krimit”.

Kjo është arritja madhore e 100 ditëve të Noriegës!” përfundon Berisha.

Comments

comments