Bankat tona fitojnë 2.5 herë më shumë sesa Dojçe Bank!

Bankat tona fitojnë 2.5 herë më shumë sesa Dojçe Bank!

Pronarët dhe aksionarët e bankave, të cilët punojnë në Maqedoni, kanë fitim më të madh për paratë e shpenzuara se sa shefat e bankave në më shumë vende evropiane, shkruan gazeta KOHA. Fitimet e realizuara në shuma nuk krahasohen për shkak të madhësisë së bankave dhe të tregut këtu dhe në vende tjera më të mëdha, por nëse analizohen indikatorë të veçantë, del se nëse Dojçe Bank do të punonte në Maqedoni – do të kishte më shumë përfitime se sa në Gjermani. Kryqëzim i të dhënave për të ashtuquajturën “normë e kapitalit”, e cila matet në çdo kompani, tregon se me vite përqindja e fitimit në Maqedoni dukshëm është më e madhe nga ajo në bankat e ekonomive më të zhvilluara. Kthimi nga kapitali në Maqedoni rritet vazhdimisht, ndërsa vitin e kaluar arriti në pothuajse 14 për qind nivel në sektorin bankar.

Në Evropë është vetëm rreth 5 për qind. Bankat vendase vitin e kaluar fituan 102 milionë euro, që është për 27 milionë euro më shumë se sa në vitin 2015, kur kishin fitim prej 75 milionë euro. Shuma mund të krahasohet edhe me vitet e tjera, analizë nga e cila do të përfundohet se nga viti në vit – bankat numërojnë fitime të mëdha. Por a është ajo shumë apo pak dhe sa përfitojnë bankat tjera në Evropë, mund të krahasohet thjeshtë nëpërmjet normës së kthimit të kapitalit, e cila është një nga indikatorët më të rëndësishëm për përfitimin e bankës. Sipas të dhënave të fundit të Bankës Popullore, nëse në vitin 2013 norma e kthimit është mbi 3 për qind, në vitin 2014 dyfish më e madhe apo mbi 7.5 për qind, në vitin 2015 është mbi 11 për qind, ndërsa duke përfshirë dhe shtatorin e vitit 2016, norma e kthimit është 13.4 për qind. Këto janë të dhëna në nivel të sektorit bankar objektiv. Nëse analizohet vetëm Dojçe Bank, për shembull, norma e kthimit të kapitalit në shtator të vitit 2016 është 1.54 për qind, ndërsa e “BNP Pariba” 9.3 për qind. Shoqata e Bankave Evropiane vitin e kaluar publikoi se në vitin 2015, të gjithë bankat në Evropë kanë normë të kthimit të kapitalit prej 4.7 për qind. Njohësit me të cilët u konsultuam thanë se kjo është indikator, i cili tregon ku ke kontribut më të madh për paratë e shpenzuara dhe mendojnë se në Maqedoni – me vite kontributi është më i lartë nga ai i cili realizohet në bankat evropiane perëndimore. Ajo ishte faktor dhe pse para dhjetë vitesh interesi i investimeve të huaja në sektorin bankar në Maqedoni ishte jashtëzakonisht i lartë. Ky proces tani është ndalur, por mbetën të dhënat për fitimin e lartë të bankave vendore. “Në Maqedoni, diferenca relativisht e lartë mes normave të interesit aktiv dhe pasiv, gjegjësisht mes normave të interesit të kredive, të cilat bankat i paguajnë dhe depozitat të cilat bankat i llogarisin si kontribut për klientët, por dhe provizionet e larta, kanë ndikuar që bankat të shënojnë fitim të tillë”, thotë për KOHA, Bllagica Petreski, ekonomist kryesor në “Finance Think”.

Të dhënat nga Banka Popullore tregojnë se bankat në vend vitin e kaluar vetëm nga norma e interesit, provizione dhe nga taksat – kanë fituar 424 milionë euro. Të ardhurat vetëm nga norma e interesit, pa shpenzime, vitin e kaluar kanë qenë 327.9 milionë euro, nga të cilët 142 milionë euro kanë paguar për normë të interesit nga amvisëritë. Ndërsa ato nga provizionet, ishin 96.7 milionë euro. Ndryshe, bankat në Maqedoni qëndrojnë mirë dhe nga indikator tjetër apo të ashtuquajturën RoA, që është normë e kthimit mbi aktivet, i cili tregon sa janë të ardhurat për një njësi të aktiveve. Në vitin 2015, në Maqedoni norma e kthimit mbi aktivet ka qenë 1.2 për qind, ndërsa në bankat evropiane – 0.29 për qind.