Banorët e Guamit marrin paralajmërimin: Bëhuni gati për sulm nga Koreja Veriore

Tensionet ndërmjet Koresë Veriore dhe SHBA-të janë duke u rritur, dhe banorët e ishullit Guam në Oqeanin Paqësor janë paralajmëruar për sulmin e mundshëm nga regjimi i Kim Jong-un.

Siç raporton Sky News, Zyra për mbrojtje të civilëve në Guam ka shpërndarë një broshurë me të cilën paralajmëron banorët se si të veprojnë në rast se Koreja Veriore do të lansojë raketat në drejtim të këtij ishulli, ku janë të vendosura dy baza ushtarake, një ajrore dhe një e marinës.

Në këtë broshurë u rekomandohet banorëve që në rast sulmi të mos shikojnë në shpërthime dhe të kërkojnë strehim në struktura të forta, mundësisht nën tokë.

Në paralajmërimin drejtuar banorëve të këtij ishulli jepen edhe udhëzime për shmangie nga radiacioni.

“Nëse është e mundur, bëni tush me shumë ujë dhe sapun, në mënyrë që të largoni kontaminimin radioaktiv”, thuhet në broshurë.

Kërcënimi i Koresë Veriore me sulm mbi Guamin, territor amerikan në Paqësor, i njohur për nga plazhet e bardha, vjen pasi që  presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Pjong-jangun me “zjarr dhe hidhërim të atillë që bota ende nuk e ka parë”.

Pjong-jangu pohon se kreu ushtarak i Koresë Veriore këtyre ditëve ka përfunduar planet për të sulmuar me katër raketa të drangut të mesëm Hvasong-14, të cilat pritet të bien në deti në largësi prej 40 kilometrash nga Guam.  Në Guam jetojnë rreth 160.000 banorë, të cilët janë të shqetësuar me kërcënimet e fundit të kreut të Koresë Veriore.

“Ne nuk e dimë nëse Koreja Veriore kësaj radhe do të përmbushë kërcënimet e veta. Duke ditur se në Guam ndodhet një sasi e madhe e armatimit amerikan, e gjithë ajo që mundemi të bëjmë është të lutemi dhe të besojmë se gjithçka do të jetë në rregull”, ka thënë një banore e ishullit për mediat amerikane.

Comments

comments