Banorët e Strugës: Në ujë jetojmë, ujë s’kemi (VIDEO)

Në këto ditë të nxehta banorët e fshatit të Strugës, Tatesh, cili ndodhet vetëm 11 km nga Struga ankohen se nuk kanë ujë të pijshëm. Ata thonë se kjo situatë vazhdon tanimë një kohë të gjatë. Thonë se ndodh që nga çezmat të mos rrjedh ujë disa ditë me radhë, ose ai ujë që ndonjëherë vjen herët në mëngjes nuk është i mjaftueshëm as për nevojat më elementare. Ata thonë se e vetmja mënyrë janë puset natyrore që i kanë gërmuar gjyshërit e tyre, por edhe atë ujë nuk e dinë se çfarë cilësie ka.

Situatë e ngjashme paraqitet edhe në Tateshin e Epërm. Banorët thonë se me ujë furnizohen nga fshati fqinjë, Drslajca.

Ujë nuk kemi aspak. Shkojmë dhe ujë mbushim në Drslajca. Flas për veten time. Ujë kemi, ujë s’kemi. Askush nuk ndërmerr asgjë. Ujë ka në Karaorman më sipër, por masa nuk mere askush, as komuna e as Ministria, askush asgjë. Është për të ardhur keq që jemi këtu”.

“Nga njëqind shishe me ujë i mbushim nga fshati Drslajca. Të dy puset janë pa ujë”.

Në të dy fshatrat, Tateshi i Poshtëm dhe Tateshi i Epërm jetojnë rreth 2000 banorë. Nga Proakva pohojnë se 90% e fshatit ka pasur ujë, por janë furnizuar me kufizime në çdo 3-4 orë. Në fshatrat ku ka pasur probleme, me thirrjen e qytetarëve u kanë dërguar ujë të pijshëm dhe të pastër me cisterna.

 

Comments

comments