Banorët në “festë” pasi Gruevski ç’lajmëroi fëmijët e tij nga shkolla në qendër të Shkupit

Banorët e lagjes afër shkollës “Dimitar Milladinov” në Shkup janë të gëzuar që ish-kryeministri Nikolla Gruevski ç’lajmëroi fëmijët e tij nga kjo shkollë, dhe se sipas disa portaleve maqedonase, ai do t’i regjistrojë ata në Rusi.

Portale Centarnews ka shkruar se qytetarët kanë theksuar se vazhdimisht kanë qenë nën terror nga sigurimi I Gruevskit. Çdo ditë në mëngjes, sigurimi i Gruevskit sillte qen, por shëtisnin me armë para nxënësve, por në disa raste kanë kryer edhe kontrolle rreth shkollës. Borkica Gruevska të martën ka kërkuar fletë shpërngulje nga shkolla, duke mos dhënë shpjegime. (INA)

 

Comments

comments