Bardhyl Mahmtui godet priftin malazez: Kosova – Djepi i barbarisë dhe gjenocidit serb ndaj shqiptarëve»!

0

Konflikti mes Serbisë dhe Kosovës tashmë është bërë një cështje ku ka ndërhyrë edhe Kisha Ortodokse e Malit të Zi.

Ka qenë pikërisht Radomor Nikçeviq, prifti i kësaj kishe, i cili pasi kremtoi meshën e Krishtlindjes me komunitetin malazez në kishën e Vrakës në Shkodër, provokoi me qëndrimin e tij ndaj Kosovës.

 Ai deklaroi para gazetarëve se Kosova është vend i shenjtë i Serbisë, ndonëse tha se kërkon që serbët dhe kosovarët të jetojnë në harmoni.

 

Por kundër tij ka reaguar, veprimtari i njohur Bardhyl Mahmuti.

Ja reagimi i tij i plotë:

Prifti malazez i Kishës Ortodokse, Radomir Nikçeviq, paska deklaruar në Shkodër se «Kosova është Serbi sepse ai është një vend i shenjtë i Serbisë». Në ketë mënyrë ai bëhet pjesë e ofensivës serbe për të shpërndarë dhe aktualizuar mitin për “Kosovën si Djep i Serbisë”. Kësaj ofensive nuk kam çka t’i shtoj më shumë se të përsëris qëndrimin tim të publikuar kohë më parë:

Kosova është Djepi i barbarisë dhe gjenocidit serb ndaj shqiptarëve

Të gjithë atyre që janë lëshuar në këtë lloj propagande u them që nëse kanë mundësi le t’i bëjnë një «analizë gjenetike» tokës së Kosovës dhe do të binden se është e stërmbushur me ADN nga gjaku dhe djersa e shqiptarëve. Kosova vërtetë është «Djepi i barbarisë dhe gjenocidit serb ndaj shqiptarëve»! (INA)

Komentet

komentet