Basha: Largim Ramës, protesta deri në një qeveri antimafia

0

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruara ditën e sotme se opozita do të nisë protestat duke kërkuar largimin e Edi Ramës nga pushteti. Deklarata e Bashës ka ardhur pas takimeve me grupin parlamentar dhe krerët e degëve të PD-së, të zhvilluara ditën e sotme.

Duke folur për mediat, Basha bëri thirrje që qytetarët ti bashkohen opozitës, pasi kërkohet vendosja e ligjshmërisë në vend, pasi qeveria e Ramës është e paligjshme.

‘Ne kërkojmë largimin e Edi Ramës. Do të vazhdojmë deri në krijimin e një qeverie antimafia dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme’, tha Basha.

Më pas kreu i PD-së deklaroi se protesta do të bëhet ditën e shtunë, 27 janar në orën 12:00.

Pjese nga fjala e Lulzim Bashes:

Ftojmë gjithë shqiptaret që të bashkohen në 27 janar, të shtunën në një protestë mbarë popullore, kundër varfërisë, kundër papunësisë dhe drejtësisë së kapur politikisht, për një drejtësi të çliruar nga krimi.

Drejtësi për të rinjtë, të papunët, për ata që duan ta ndërtojnë jetën në Shqipëri. Gjithçka nis nga kthimi i ligjshmërisë në vend. Nëse sot kemi një narkoshtet, ky narkoshtet është ndërtuar mbi paligjshmërinë. Është themeli i zgjedhjeve të kapura, i votës së shantazhuar, që ka çuar

në një parlament të paligjshëm, kryeministër të paligjshme.

Papunësia ka si shkak kryesor paligjshmërinë dhe i shpërndarë tek një grup njerëzit. Objektivi i opozitës është dhënia fund e kësaj qeverie, për një Shqipëri me taksa të ulëta. Për një Shqipëri që ka çmimet e energjisë, të taksave, të ujit, jo më të larta. Ndaj ftojmë gjithë shqiptarët që të marrin pjesë në manifest që ka si qëllim largimin e paligjshmërinë.

PD dhe gjithë aleatët, kanë nisur dhe do të intensifikojnë një dialog për t’ju paraprirë kësaj proteste. Ftojmë çdokënd, që fryma e refuzimit prek nga çdo shqiptar, që ta kthejmë në një frymë proteste. Të gjithë bashkë të japim sinjalin që e keqja ka marrë fund.

Komentet

komentet