Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar nje takim me simpatizantë te qytetit te Fierit ne kuadër te themelimit te degës se këtij qyteti 27 vite me pare.
Ne fjalën e tij, Basha është ndalur tek zgjedhja e prokurores, proces qe sipas kreut te PD, u zhvillua pa bere vetingun. Per Bashen e gjithë kjo situate ka si prapavije mbrojtjen e ish-ministrit Saimir Tahiri nga akuzat qe kane rene mbi te.
Kryedemokrati theksoi me tej se qeveria është ajo qe nuk do drejtësinë, pasi kërkon ta lere vendin peng te korrupsionit.