Bashkim REÇI i shkruan letër Muhamet Zekirit. Ndihmo rastin e familjes Qerimi

0
8

Bashkim REÇI: nga Londra

Miku i juaj dhe pērkrahēs i punēs tënde i nderuari Muhamed Zekiri

Kjo letër drejtuar ish kolegut tim Muhamed Zekiri dhe tani deputet nē parlamentin e Maqedonisē, po i drejtohem sepse jam krenar me punën e Muhamed Zekirit i cili edhe u angazhua sē bashku me organin më të lart tē partis sē tij LSDM-ja dhe kryetari i saj z.Zoran Zaev për lirimin e tē denuarve të rastit MONSTRA.
I nderuari Muhamed lexojeni kētē shkrim:
Dhe qka mund të benë tani partia në pushtet për këtë rast të Familjes Qerimi i cili ka shkuare nē harresē.

Vijon:
Kjo familje përmes një letre të hapu apelon për ndihmë, për shkak se Rexhail Qerimi sipas të gjitha fakteve dhe dëshmive nuk ka të bëjë me vrasjen e një polici në Shkup.
Rexhail Qerimi (42) nga fshati Opajë i Kumanovës më 30 prill 2010 u dënua me burgim të përjetshëm, pasi që mbi të rëndoi akuza nga gjyqësia maqedonase dhe MPB për pjesëmarrje në vrasjen e një polici të njësitit Alfa më 26 nëntor 2008 pranë Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore në Shkup, ku mbetën të plagosur edhe tre policë të tjerë gjatë patrullimit të tyre, transmeton INA.
Rexhail Qerimi dhe avokatët mbrojtës përmes dëshmive kanë dëshmuar për pafajësi dhe një rast të montuar ndaj tij, pasi që në ditën e vrasjes ai ka qenë në fshat dhe është evidentuar nga shumë dëshmitarë në lokalin e tij në qendër të fshatit.
Më poshtë lexojeni të plotë letrën e kësaj familje dërguar partive politike:

“Të nderuar udhëheqës të partive politike, e posaçërisht e nderuar organigramë e partisë shqiptare në pushtet,
U bënë 9 vjet që kur policia sllavomaqedonase ndërmori aksionin e saj famëkeq duke bastisur shtëpitë tona.
U bënë 9 vjet që kur policia speciale ë këtij shteti të dhunshëm bastisi, maltretoi dhe terrorizoi familjen tonë, në fshatin Opajë.
U bënë 9 vite që kur vëllai jonë, bashkëshorti, axha, Rexhail Qerimi, ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, u burgos për gjoja vrasje të një polici.
U bënë 9 vite që kur organet e drejtësisë së Maqedonisë, përmes procesit të montuar politik, duke shkelur çdo normë dhe konventë ndërkombëtare, arrestoi, maltretoi, burgosi dhe i shqiptoi dënimin me burgim të përjetshëm për një vrasje që ai nuk e ka bërë asnjëherë. Krejt kjo ngase në ato momente ai ka qenë në fshatin e tij të lindjes, në Opajë.
Për këtë kemi edhe dëshmitë e fshatarëve në gjyq.
Për dëshmimin e pafajësisë së vëllait tonë ekziston edhe CD-ja e cila do të ndihmonte në zbardhjen e këtij rasti, andaj kërkojmë nga ju që të nxisni këto organe që të zbardhin këtë CD.
Kërkojmë angazhim tuajin konkret me vepra e jo me fjalë, në drejtim të lirimit të vëllait tonë Rexhail Qerimi (41) nga fshati Opajë, Kumanovë, si dhe shokët e tij Agim Islami (27) nga fshati Rashçe, Shkup, dhe Almir Drlanjin (31).
Për këtë ekziston edhe dëshmia e babait të policit të ndjerë, i cili në gjykatë u shpreh se këta (duke aluduar në Rexhailin me shokë) nuk janë vrasësit e birit të tyre.
Duke marrë në konsideratë gjithë këto që janë cekur më lartë, më lejoni që të shprehim indinjatën tonë të thellë me heshtjen dhe me mosreagimin tuaj në këtë rast, e në shumë raste të tjera.
Andaj nëse mëtoni të përfaqësoni interesat shqiptare, kërkojmë me çdo kusht të merrni parasysh këto kërkesa tona.
Besoj duhet të keni parasysh thënien e Çurçillit ‘bëjeni atë që nevojitet’. E ajo që nevojitet është lirimi i shqiptarëve të pafajshëm, e kësisoj edhe vëllait tonë. Çdo problem zgjidhet po pati ekspertizë të saktë, e shpresojmë edhe ky problem i yni.
Ne familja Qerimi nuk kërkojmë nga ju të na mundësoni ta kuptojmë lirinë, kërkojmë nga ju që të na mundësoni ta jetojmë atë.
Duke kërkuar nga ju të bëni atë që është e mundur, lirimin e vëllait tonë, ne kërkojmë një gjë të mundur e jo të pamundur. Ngase siç do të thoshte edhe Napoleon Bonaparta ‘e pamundura është vetëm fantazmë e të druajturve dhe strehë e frikacakëve’”, përfundon letra.

Nga Londra
Miku i juaj dhe pērkrahēs i punēs tënde i nderuari Muhamed Zekiri

Bashkim Reçi,

Comments

comments