BDI po vazhdon jetëgjatësinë Gruevskit dhe po e mban në skenë krimin!!!

Nga Lulzim Aliti/

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare mbaruan me 11 dhjetor, kurse ende nuk kemi Parlament dhe kryetar të konstituar po në anën tjetër kemi qeveri teknike me mandat të përfunduar politik dhe e cila ende vazhdon të funskionojë teknikisht mes BDI-së dhe VMRO-së. Zgjedhjet parlamentare përfunduan pa asnjë epilog edhe pse ka një shumicë parlamentare në Parlamentin e Maqedonisë nuk ka qeveri të re e as kryetar të Parlamentit. Kriza politike ka arritur në derexhen më të skajshme që mban mend shteti.

Krizën politike duket se e mbajnë peng dy partitë në pushtet BDI dhe VMRO me ministrat e tyre teknik në pjesëmarje në qeveri. Tentimi për ta konstituar Parlamentin mbahet peng nga deputetët e VMRO-së duke bërë replika dhe kundërreplika mes veti, ndërsa ministrat e BDI-së në qeverinë teknike vazhdojnë të menaxhojnë me ata institucione publike të brishta që është kapur nga kriza politike që e sollën këto dy parti në pushtet.

Ministrat e BDI-së në qeverinë teknike pa mandat politik, pasi pas zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit dhe formimit të shumicës së re kjo qeveri duhet të transferojë qetë pushtetin te shumica e re parlamentare, edhe pse kjo gjë nuk ndodh sot e kësaj ditë, atëherë ministrat e BDI-së në qeverinë teknike duhet të tërhiqen e të thellohet kriza politike ende më shumë.
Edhe pse është më se e qartë se kta Ministra janë vetëm kukulla dhe harxhojnë të hollat e popullit në mënyra të ndryshme.

Pas shtimit të zërave nga ekspertë të çështjeve politike dhe juridike janë shtuar zëra se tërheqja e ministrave të BDI-së nga qeveria me VMRO-në mund të jetë një opcion një hap afër thellimit ende më të madh të krizës po që në anën tjetër mund të jetë një hap afër zgjidhjes së krizës duke u alarmuar faktori ndërkombëtar.
Asnjë ministër i BDI-së nuk del në qëndrimet e veta se përgjegjësia që mbajmë gjallë këtë qeveri të VMRO-së në mënyrë idirekte kanë vetë këta ministra të BDI-së bashkë me hierarkinë partiake të saj.

Zyrtarë të lartë të BDI-së dalin me deklarata se me VMRO-në pas thirrjeve shoveniste ndaj gjuhës shqipe nga ana, nuk ka shqiptarë dhe parti që koalicionojnë a në anën tjetër ministrat e tyre mbajnë detyrat e tyre në një qeveri ku vetë ata e mbajnë gjallë. Tërheqja e ministrave të BDI-së duhet të bëhët një ditë e më parë.

 

Comments

comments