BE sërish po e miklon Zaevin, sikur dikur Gruevskin

0

Por, si duket edhe kësaj rradhe Komisioni Evropian ka vendosur ta mikëloj Zaevin, sikur para ardhësin e tij Nikolla Gruevski. Nga Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integriem Evropiane thonë  për agjencinë e lajmeve INA se, edhe ky raport nuk do ta paraqes realitetin në terren. E vërteta është se Maqedonia si shtet është pranë kollapsit dhe nuk është në gjendje për ti plotësuar kriteret e konvergjencës.

Muhamer Pajaziti

Komisioni Evropian do ta publikojë të martën, më 17 prill, në Strasburg, Raportin e Progresit për vendet që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian.

Në Shkup, pritjet e Qeverisë së Maqedonisë janë të mëdha si dhe shpresohet rekomandimi për fillimin e negociatave për anëtarësim.

“Në vazhdën e progresit të arritur Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Maqedoninë”, thuhet në raportin e progresit e cila nesër do të shpaloset në Strazburg.

Vlerësimi i Brukselit është se Maqedonia e ka “kapërcyer krizën politike” dhe ka treguar “vullnet të qartë politik për progres”.

Kryeministri Zoran Zaev në këtë kuadër tha se fjalori pozitiv i Brukselit do të shërbejë si shtysë për vijimin e procesit të reformave.

Maqedonia meriton rekomandim kristal të pastër. Megjithatë me rëndësi është fjalori që përdoret pasi për ne do të thotë inkurajim apo shkurajim. Në gjë e tillë është e rëndësishme edhe për ne edhe për qytetarët, për të gjithë që janë të përfshirë në procesin e reformave edhe pas rekomandimit ne do të vazhdojmë me reformat – tha Zoran Zaev, kryeministër.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani thotë se, qeveria ka realizuar më shumë se 90% nga reformat e parapara në Planin “3-6-9” dhe 100% nga thelbi i tij.

“Plani arriti qëllimin e tij dhe riktheu vendin në rrugën eurointegruese”, – ka theksuar zëvendëskryeministri Osmani gjatë dorëzimit të Raportit euroambasadorit Zhbogar.

Gjatë prezantimit të Raportit të Komisionit Europian për vendin, Qeveria e Maqedonisë tha se në përputhje me rezultatet e treguara, pret lajme të mira nga Brukseli.

Eduard Kukan, anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian në deklaroi se Maqedonia ka bërë një progres të konsiderueshëm në vitin e fundit.

Kukan gjithashtu vlerësoi edhe politikën e jashtme dinamike që drejton Zaev siç tha ai për zgjidhjen e çështjeve të hapura me fqinjët.

Por, si duket edhe kësaj rradhe Komisioni Evropian ka vendosur ta mikëloj Zaevin, sikur para ardhësin e tij Nikolla Gruevski.

Nga Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integriem Evropiane thonë  për agjencinë e lajmeve INA se, edhe ky raport nuk do ta paraqes realitetin në terren.

“E vërteta është se Maqedonia si shtet është pranë kollapsit dhe nuk është në gjendje për ti plotësuar kriteret e konvergjencës.

Vendi ka probleme të mëdha me financat, borxhi i jashtëm vazhdon të rritet, GDP për kokë banorë është tepër ulët dhe nuk siguron një mirëqeni për shtetasit e Maqedonisë. Gjithashtu probleme e jashtmet dhe të brendshme që kanë të bëjnë me shqiptarët, nuk janë zgjidhur”, vlerëson OBRIE.

Sipas kësaj organizata, Maqedonia përballet edhe me një zhvillim jo harmonik, ku rajonet shqiptare janë shumë të varfra dhe pa investime, në krahasim me ato maqedonase.

Gjithashtu OBRIE vlerëson negativishtë sistemin e jurisprudencës në Maqedoni, i cili nuk ka qenë i aftë për ti arrestuar një numër të madhë të politikanëve të korruptuar dhe të zhytur në kriminalitet..

“Peshqit e mëdhenjë të cilët kanë zhvatur popullin duke vjedhur miliona e miliarda vazhdojnë të bredhit të lirë, madje shpeshherë flasin edhe për parime e vlera demokratike.

Disa reforma në fushën e jurisprudencës përmes planit të famshëm 3/6/9 vetëm sa kanë mundësuar ndrrimin e kapelës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët tani i shërbejnë pushtetit aktual.

Ky i është Ballkani, që dru i pagdhendur që nuk duron dot transformimin dhe ku politika zhvillohet për qëllime personale dhe jo për të mirën e përgjithshme të shoqërisë. Shpresat për një jetë në Maqedoni vazhdojnë të vëniten. Qytetarët vazhdojnë të jetojnë me paga minimale derisa sa janë të mbytur nga taksat dhe faturave të kompanive të privatizuara që i rrjepin ata.

Kjo është Maqedonia, ku mbi 100 mijë familje jetojnë me ndihma sociale që sillen prej 25-50 euro. Derisa politika jeton në luks me paratë e vjedhura, populli jeton në mjerim dhe varfëri ekstrem. Kjo nuk është rruga e duhur për në BE dhe se qeveria Zaev  nuk ka përmbushur shumicën e premtive parazgjedhore”, thekson OBRIE. (INA)