Bebe Rexha performon më 19 nëntor në American Music Awards

Shqiptaret nëpër botë po vazhdojnë të lënë të gjithë me gojë hapur kudo që po paraqiten.

Ishte Rita Ora ajo e cila në mbrëmjen e 12 nëntorit mahniti të gjithë me aftësitë e saj për udhëheqjen e një ceremonie të ndarjes së çmimeve siç është “Europe Music Awards” që u mbajt në Londër.

Dua Lipan në anën tjetër ishte ajo e cila rrëmbeu çmimin “Artistja më e mirë e re” po në këtë mbrëmje, shkruan arbresh.info.

Ndërkohë, së fundmi, shqiptarja tjetër Bebe Rexha ka bërë të ditur se do të performoj në ceremoninë e ndarjes së çmmeve “American Music Awards” që do të mbahet më 19 nëntor.

Bebe do të këndoj këngën e saj më të re “Meant to Be” në bashkëpunim me Florida Georgina Line./arbresh.info/

Performing "Meant To Be" at the @Amas this November 19th with @flagaline !!!

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Comments

comments