Befasojnë tifozët polakë, koreografi anti-naziste në stadium: si na masakruan 73 vjet më parë (VIDEO)

Mbështetësit e Legia të Varshavës e kanë praktikë të tyre që të shfaqin koreografi të mrekullueshme gjatë ndjekjes së ndeshjeve në përballjet e ekipit të zemrës, dhe kjo ndodhi pikërisht edhe gjatë përballjes së fundit kundër skuadrës Astana, në raundin e tretë kualifikues të Champions League.

Por nuk ishte një koreografi dhe aq e gëzueshme. Përkundrazi, pikonte dhimbje pasi i referohej si kujtesë dhe apel një tragjedie të ndodhur dekada më parë.

Tifozët polakë kujtuan 73-vjetorin e kryengritjes së Varshavës, e cila kishte për qëllim çlirimin e kryeqytetit nga pushtimi gjerman në Luftën e Dytë Botërore.

“Gjatë Kryengritjes së Varshavës gjermanët vranë 160 000 njerëz. Mijëra prej tyre ishin fëmijë …” , ishte mesazhi i koreografisë, në të cilën shfaqej një ushtar gjerman duke mbajtur armën të drejtuar në kokën e një djali.

Comments

comments