Befason Gazetari turk! Shpalos flamurin shqipëtar në studio-Jemi vëllezër .. !

0

Një gazetar turk ka bërë një gjest të admirueshëm për shqiptarët gjatë një emisioni sportiv.

Ahmet Çakar, një nga analistët më të njohur të futbollit në Turqi, ka nxjerrë flamurin shqiptar në emision live, teksa flitej për eliminatoret e Euro 2016.

Ai ka përgëzuar vendin tonë, duke u shprehur se “jemi vëllezër me shqiptarët”.

Ndërsa, ka shtuar se krenohet me arritjen e Shqipërisë dhe lojtarëve të saj. Ky gjest mjaft fisnik është duartrokitur nga të pranishmit në sallë.