Befason klubi shqiptar në Maqedoni, ky është futbollisti i elitës spanjolle që bleu kartelën e parë vjetore!

Klubi i futbollit shqiptar Shkupi, ka vendosur diçka intresante dhe që i ka befasuar të gjtihë, sidomos ke moton e bukur: Për Shkupin tonë. “Të nderuar qytetar të Shkupit dhe bashkëkombës shqiptar kudo që gjendeni, skuadra e FC Shkupit edhe këtë sezon do të fillojë të aplikojë shitjen e kartelave sezonale. Duke mësuar nga përvoja e klubeve të mëdha evropiane tani më ka filluar që të jetë përvojë që edhe skuadra jonë që ka një numër të madh të shikuesve, sidomos në ndeshjet që luan si nikoqire të shiten kartelat vjetore (Member Card ) e cila do të jetë në vlerë prej 1.500 denarë – 25 euro”, thuhet mes të

Kësaj radhe ai i cili i pari vendosi që të blejë dhe kartelën e parë për këtë sezon, është futbollisti i që po bënë bujë me ekipin e tij të ri Levante UD, Enis Bardhi, futbollist që para disa viteve mbante veshë edhe fanellën e FC Shkupit. Enisi edhe pse në pamundësi që të jetë afër klubit ka vendosur që kartelën vjetore ta jep për anëtarët e familjes së ti, njëkohësisht edhe ka bërë apel, që të gjithë ata që e duan këtë skuadër të jenë përkrah me ne, për ta ndihmuar në mënyrë simbolike duke bërë parapagimin vjetor.

Kartelat vjetore do të fillojnë të shiten nga dita e sotme, ndërsa numri i tyre fillimisht është 1.000 copë dhe do të shiten në kafeterin “Fresha” në lagjen e Çairit, por sipas kërkesës ditëve në vijim do të hapen edhe pika të tjera të shitjes anembanë kryeqendrës tonë. Kartelat mundë të blihen çdo ditë duke filluar nga ora 9:00 deri në ora 24:00”, thuhet në faqen e FC Shkupit.

“Falënderojmë nga zemra të gjithë ata që sot u anëtarësuan dhe njëkohësisht i falënderojmë edhe gjithë ata të cilët na vizituan në zyrat e klubit tonë ku shkëmbyem ide se si mund të bëjmë më të mirën për klubin dhe njëkohësisht na përgëzuan dhe uruan në rrugëtimin tonë të përbashkët, për një Shkup më të fortë, për një Shkup më të organizuar. Ju faleminderit. Së shpejti do të nisim edhe kampanjën “Për Shkupin tonë”, thuhet më tutje nga Shkupi.

Comments

comments