BEG RIZAJ I TROJEVE SHQIPTARE

Oj Kosovë moj të lumt pushka,

Djemt e tu s’din çka ësht tuta,

Ka lind Nana djem azgana

Aj Beg Rizaj trim si zana.

Në Koshare kur u dha betimi,

Luftoj Begu nga Dukagjini

Në Preshevë e në Orizare

Nga Deçani n’trojet Shqiptare.

Pran dëshmorve Begu ka ra

N’varre tyre besë ka ba:

Qoft Dëshmorë vet me ra,

Veç Shipnin bashk me ba.

Se n’Maj dymijepesmbëdhjet

Jo nuk ishte Begu vet

N’krah i kishte katërdhjetë,

Katêrdhjetë mor legjendarë,

Burra t’fort o Kosovarë.

Se n’rrethim kur jan ra,

Kumanova Prekaz ësht ba,

Kumanovën n’kam e çonë

Kur thret Begu n’megafonë,

Zani burrit sa fort ushtonë

T’bijt e shkinës poj trishtonë,

Zani Begut sa larg po shkonë,

Zà kushtrimi po jehonë;

Bini djem mos me u dorzue

Se gjak fal s’kemi shkue.

Tym e flak, topi tu gjëmue

Kundër tremij ushtarve tu luftue,

Tu luftue me bishat sllave,

Amanet e kishin prej t’parve

Mej çlirue trevat Shqiptare.

Amanetin Begu n’vend e çonë

Vetë i dhjeti bjen dëshmorë,

Se gjithmon ju qoft lavdi,

O Beg Rizajt e shokve Ti.

Autor: Fejzulla Duraku

Comments

comments