Begaj: “Suksesin ia dedikoj trajnerit, bashkëshortit dhe familjes”

Romela Begaj, fituesja e 1 medalje te argjendte dhe 2 medalje bronxi, gjate Kampionatit Evropian te Peshengritjes per per te rinj, i cili zhvillohet per here te pare ne Shqiperi, ne Pallatin e Sportit "Asllan Rusi".

omela Begaj ishte e vetmja sportiste shqiptare që mbajti lart flamurin shqiptar, në kampionatin botëror të peshëngritjes, në Anaheim të SHBA-ve.

Ajo mori medalje ari në stilin e shkëputjes dhe medalje argjendi në dygarësh, duke bërë që të ngrihej flamuri shqiptar dhe të këndohej himni i Shqipërisë edhe në këtë aktivitet të rëndësishëm.

“Kam pasur vështirësi të mëdha dhe ia arrita. Gara për mua ishte shumë e kënaqshme. Gara gjithmonë ka të papritura, por unë në fund ia dola. Unë u ktheva aty ku kam qenë, por maksimumi im nuk ishte aq”, tha Begaj.

Shtangistja shqiptare konfirmoi se nuk ishte në maksimumin e gjendjes së saj fizike, ndërsa ka edhe një dedikim për këtë rezultat.

“Kam bërë një skaner dhe kam një dëmtim në shpatull. Dëmtimi nuk është i lehtë, por shpresoj që të rikthehem këtu për një kurim më të specializuar. Për këtë rezultat kam një dedikim special për trajnerin dhe bashkëshortin tim Gazmend Akcani dhe familjen time”, u shpreh Romela. /Medial/

Comments

comments