Bejli: Aktet e dhunës ndaj gazetarëve dëmtojnë demokracinë

0

Ambasadori amerikan në Shkup, Xhes Bejli, sot edhe një herë ka përsërtitur deklaratën e zyrtarit shtetëror amerikan, Ves Miçell, i cili dje gjatë në kuadër të vizitës së tij në Maqedoni, deklaroi se vendi i tij është shqetësuar për kontestin bilateral për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë. Ai është shprehur se shpreson se dy vendet do të arrijnë zgjidhje të pranueshme për të dyja vendet.

“Ves Miçell deklaroi dje se ShBA-ja është e shqetësuar. Ne i ndjekim me vëmendje Maqedoninë dhe Greqinë të cilat janë miq dhe aleat të Shteteve të Bashkuara dhe ne shpresojmë se atë së bashku do të mund të vijnë në një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët, që ndihmon të dy shtetet dhe rajonin të ecin përpara”.

I pyetur për protestat e gazetarëve dhe incidentin me policen, Bejli është përgjigjur se dënojnë çdo akt dhune dhe kërcënim ndaj gazetarëve.

“Dukshëm dënojmë aktet e dhunës dhe kërcënimet ndaj gazetarëve. Veprimet e këtilla nuk kanë vend në demokraci dhe në mënyrë direkte pengojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. E shihni se deri ku mund të shkojnë gjërat ndonjëherë, duke pasur parasysh ngjarjet e fundit të pikëllueshme në Sllovaki. Kjo është diçka që duhet të ngjallë shqetësim edhe këtu në Maqedoni, por edhe në tërë botën. Njëkohësisht, incidentet e para që sollën deri te kjo situatë flasin shumë për çështjet e mosndëshkimit dhe është shumë e rëndësishme për liderët të respektojnë standardet e larta në aspektin e sundimit të së drejtës”.

Bejli këto komente i bëri pas forumit të parë vjetor për kryetar komunash të organizuar nga Korupi Paqësor i ShBA-së në Maqedoni dhe Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale. Në të morën pjesë kryetarë dhe përfaqësues të më shumë se 50 komunave në vend.