Bejta i ndau dy dhurata Xhamisë së re të Wil-it në Zvicër (FOTO)

Në shenjë falënderimi për Ftesën e veçantë për pjesëmarrje në Inaugurimin e Xhamisë së Re në qytetin e Wil-it në Kanton St. Gallen të Zvicrës, kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Beja ndau dy dhurata për Xhaminë të cilat ia dhuroi Imamit, Bekim Alimi.

“Unë erdha për këtë organizim kaq të mirë që të Ju nderoj Juve dhe ta nderoj mikun tim, Hoxhën tuaj, Imamin Bekim Alimi. Erdha me dy dhurata njërën ta keni kujtim nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë, është një Pikturë e punuar në dorë që paraqet natyrën dhe dhurata e dytë është nga qytetarët e Gostivarit, në emër të Komunës së Gostivarit. Sa herë ti shikoni dhuratat do ti kujtoni njerëzit tuaj në Vendlindje dhe mos e harroni vendlindjen. Ti gëzoni”, tha në fjalën e tij kryetari i komunës së Gostivarit,Nevzat Bejta.

Comments

comments