Bekir Asani flet për Naser Selmanin. Pse hyri në lojë/VIDEO

0

Bekir Asani sonte në Click PLus në TV21 deklaroi se nuk ka asnjë problem me mediat dhe as me Naser Selmanin, transmeton agjencia e lajmeve INA.

“Incidenti me policen nuk është dashur të bëhet kaq i madh, mediat e VMRO-së e lansuan këtë lajm dhe pa pritur doli edhe Naser Selmani me reagimin e tij. Pse reagoi Selmani, kur problem nuk ka qenë problem mes gazetarëve por mes policëve. Unë se kuptoj pse Naser Selmani ka hy në lojë. Se kam të qartë, ai gjykoi duke më quajtur kriminel dhe se e kam sulmuar policen dhe shumë gjëra tjera. Vëllai im ka reagua sepse ai ka ofenduar familjen për dicka që nuk është e vërtetë. Ai tha se unë jam mbi ligjin, bëjë cka të dua në Maqedoni e shumë gjëra tjera që skanë të bëjnë me të vërtetën. Unë e kam quajtur kriminel, unë kam respektë për gazetarinë por edhe për disa individë. Unë se kam kërcënuar Selmanin, por i kam thënë disa gjëra për të cilat ashtu mendoj”, tha ai i lidhur me skype në TV21.

#ClickPlus

#ClickPlusTema: Qeveria, sektori civil, gazetarët!Të ftuar:Blerim Hyseni – ish-gazetar Valon Bela – ish-aktivist i sektorit civil si dhe në lidhje direkte përmes Skype:Beqir Asani

Posted by TV21 on Dienstag, 13. März 2018

Komentet

komentet