Beqaj: Po i vjen fundi koalicionit tinëzar PDK- LDK

Politologu Behlul Beqaj në një intervistë për Epoka e Re, ka thënë se, koalicioni qeverisës PDK – LDK është duke funksionuar me vështirësi dhe se partnerët e tij po përpiqen t’ia lënë “kilën” njëri tjetrit.

Por, se a po i vjen fundi para kohe koalicionit qeverisës PDK – LDK, ai vlerëson se, “Fundi i këtij koalicioni ka qenë që në fillim”. Sipas tij, “Pasojat që po dalin kohët e fundit janë produkt i mënyrës tinëzare të krijimit të këtij koalicioni”.

Më tutje ai thotë se, “Më e arsyeshme ka qenë që nga fillimi ta bindë Brukselin për arsyeshmërinë e shkakut pse nuk e ka lejuar liberalizimin sesa t’i kërcënojë bashkëpartiakët që pse mbesin besnikë ndaj qëndrimeve dhe bindjeve të veta e jo ndaj kërkesave imperative të Mustafës”.

Beqaj ka deklaruar se, “Nëse eventualisht bindet Brukseli se po bën diskriminim ndaj shqiptarëve, përgjegjësia e tij do të jetë aq më e madhe”. Por, ai thotë se, “Kjo nuk duhet bërë para zgjedhjeve apo para funksionalizimit të Gjykatës Ndërkombëtare Speciale”.

 

 

Comments

comments