Berisha humb ‘betejën e parë’ në Parlament kundër…

Ndryshe nga katër vitet e shkuara ne Parlament, ku ish kreu i PD-së, Sali Berisha konsiderohej si një prej deputetëve që kishte kohën më të madhe në dispozicion për të folur në foltoren e kuvendit, nga sot nuk do të ndodh më kështu.

Berisha, i cili kritikoi dhe lëshoi akuza ndaj programit të qeverisë “Rama 2” nuk është lejuar nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi që të vazhdojë fjalimin e tij pas përfundimit të kohës së përcaktuar në rregullore.

Berisha ka kërkuar fjalën, por mesa duket Ruçi ‘ka fituar’ duke qëndruar i palëkundur edhe ndaj thirrjeve të deputetëve demokratë nga salla. Pas replikave nga foltorja ai është larguar nga salla e seancave plenare.

Replikat

Ruçi: Koha mbaroi, zoti Berisha ju lutem uluni.

Berisha: Kam për të thënë…

Ruçi: I thatë të gjitha ato që kishit për të thënë. Ulu dhe kos më detyro që në këtë seancë të aplikojë masat që parashikon rregullorja

Noka: Lëreni të vazhdojë…

Ruçi: Po plotësohen minutat. Ulu mos e tepro tani as në planin etik, e as procedural. Ulu dhe mos i gënje këta kolegët e tu se i merr i më qafë.

 

 

Comments

comments