Berisha: Polici i mbrojtur nga Fatmir Xhafaj, gjoba bizneseve tek tregu çam

Një mijë euro në muaj kërkon shefi i krimit ekonomik për bizneset që shesin celularë të përdorur tek tregu çam, shkruan Sali Berisha.

Ish kryeministri thotë se polici Marsel Dulaj, njeri i afërt me Fatmir Xhafajn po bën kërdinë ndaj bizneseve!

“Po na vjen dyqan me dyqan ketu tek posta kush shet telefon dhe na kercenon ose nga 1000€ ose do ju bllokoj telefonat e vjetr qe shesim. Mban dhe nja dy te tjer nga mbrapa vetes dhe i kerkon leket pa kurrfar problemi.

Te lutem Z.Berisha bej dicka se ne nuk po nxierim dot qeran dhe shpenzimet aq shum ka ren puna jo me te mbajm dhe shefin e krimit ekonomik me lek” shkruhet në mesazhin që i ka mbërritur ish kryeministrit. Tregtari thotë se Marsel Dulaj “ka mbrojtje direkt nga ish ministri Tahiri dhe nga ministri i tanishem Xhafaj”.

 

Comments

comments