Berlusconi përmend fajtorët e krizës në Milan

Silvio Berlusconi ka kritikuar drejtuesit e ekipit të Milanit.

Ish presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi ka kritikuar drejtuesit e ekipit për përforcimet e realizuara gjatë afatit kalimtar të verës.

Po ashtu, ai beson se gabimet teknike si dhe mungesa e angazhimit nga ana e futbollistëve kanë bërë që skuadra të humb tri nga shtatë ndeshjet e para në sezonin e ri në Serie A.

“Për mua më mirë ka qenë që Christian Brocchi të mbetej kapiten”, deklaroi Berlusconi për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

“Po ashtu, nuk i kuptoj disa vendime sikurse ky që Suso dhe Buonaventura të jenë shpesh në bankinë kur janë futbollistë shumë të mirë”, shtoi ai.

“Pastaj shiriti i kapitenit i është dhënë një futbollisti që për shtatë vite ka qenë ikonë e Juventusit. E kemi Montolivon, ai duhej ta mbante shiritin e kapitenit”, theksoi Berlusconi. /Lajmi.net/

Comments

comments