Me bicikleta drejt haxhit, këta janë 8 muslimanët britanik me një mision të vecantë

Tetë Muslimanë britanikë janë nisur për në Arabi Saudite me bicikletat e tyre, duke shpresuar që të arrijnë në kohë për pelegrinazhin – haxhin.

Ata do të udhëtojnë për gjashtë javë nëpër tetë vende, por misioni i tyre nuk mbaron me kaq. Ata i kanë vënë vetes kusht që përmes udhëtimit të tyre në gjithë ato shtete, të mbledhin një 1 milion paund personat e prekur nga lufta siriane.

Duke filluar udhëtimin nga Mbretëria e Bashkuar, haxhinjtë e ardhshëm do të kalojnë nëpër Francë, Gjermani, Zvicër, Itali, pastaj në Greqi. Fillimisht ata dëshironin të udhëtonin në Arabi Saudite nëpërmjet Turqisë, Sirisë dhe Jordanisë, por për arsye sigurie ata do të udhëtojnë me anije nga Greqia në Egjipt para se të mbërrijnë në Arabi Saudite.

Allahu ua mundësoftë që të arrijnë te destinacioni i tyre të sigurtë, dhe ua pranoftë haxhin. /MESAZHI/

 

Comments

comments