Bitcoin vë rekord të ri, vlerësohet me 12,700

Bitcoin u rrit me shpejtësi në orët e para të ditës së Mërkure duke kaluar për herë të parë vlerën e 12,000 dollarëve dhe vlerësuar në këto momente që shkruajmë me 12,677 dollar sipas CoinMarketCap.

Monedha virtuale gjeti mbështetje në lajmin e së Premtes së kaluar kur autoritetet Amerikane dhanë dritën jeshile për kontratat Bitcoin për grupin CME.

Kjo lëvizje hap dyert drejt rregullimit të tregut dhe adoptimit në masë duke bërë më të lehtë tregtimin e këtij aseti të ri.

Rritja meteorike e bitcoin filloi në Janar të këtij viti duke u ngritur nga 1,000 dollar në 12,000 në 12 muaj.

Nuk kanë munguar zërat kritikë ndaj monedhës. Më i fundit është ekonomisti i vlerësuar me çmimi Nobel Joseph Stiglitz i cili tha se monedha kriptografike duhet të shpallet e jashtëligjshme.

Bitcoin jo rrallë herë është krahasuar me tulip maninë e shekullit të 17 duke e konsideruar më shumë një flluskë sesa diçka që mund të jetë pjesë e jetëve tona të përditshme.

Më 26 Nëntor bitcoin kaloi për herë të parë vlerën e 9,000 dollarëve. Në vetëm dy javë monedha është rritur nga 8,700 dollar në 12,774 dollar që ishte pika më e lartë e arritur ditën e sotme.

Për prodhimin e monedhës më popullor në botë dhe përpunimin e transaksioneve të saj nevojitet energji më shumë sesa konsumojnë 159 vende të botës. /PCWorld Albanian

Comments

comments

SHPERNDAJ
Artikulli i meparshemMessenger për fëmijët nën 6 vjeç