Biznesmeni tetovar me 8 restorante në Moskë të Rusisë (VIDEO)

Biznesmeni tetovar me 8 restorante në Moskë të Rusisë (VIDEO)

Të premten në show emisionin “Zona e Lirë” që emitohet në TV Klan mysafir ishte 28 vjeçari Rufi Shabani nga fshati Llërc, rrethi i Tetovës, i cili së bashku më vëllaun e tij menaxhon 8 restorante në kryeqytetin e Rusis, Moskë, raporton portali “tetova1”.
Ai para të pranishmëve në Tv KLAN prezantoi disa aftësi në bërjen e picave që mahniti drejtuesin e emisionit Arian çanin dhe mysafirët në studio.
Rufi Shabani po ashtu ka marrë pjesë edhe në spektaklin “Russia Champion” në vitin 2013-2014-2015 si akrobat picash, ku ka marrë disa çmime.
Në vazhdim kënaquni duke i shikuar aktet profesionale të mjeshtrit për pica nga Tetova që u emituan në emisionin Zona e Lirë në TV KLAN.