Blerim Bexheti falënderon nga zemra të gjithë për përkrahjen e madhe

Kryetari i ri i Sarajit, Blerim Bexheti i ka shprehur faleminderime të gjithë votuesve dhe përkrahësve të tij në zgjedhjet lokale.

“Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Bashkimit Demokratik për Integrim, Nga zemra u falenderoj për përkrahjen që na dhatë , përmes së cilës ne arritëm që të fitojmë një nga garat më të vështira! Kjo fitore u takon Ju të gjithëve, i takon idealit të BDI-së dhe liderit Ali Ahmeti. Gjithashtu falenderoj gjithë qytetarët e Komunës së Sarajit, dhe unë do të jem kryetari i të gjithëve, pa marë parasysh përkatësive politike, nacionale dhe fetare, pasi ne të gjithë sëbashku do të punojmë për një Saraj të bashkuar, për një Saraj më të mirë për të gjjthë, për Sarajim që të gjithë e duam! Ju faleminderit!”, ka shkruar Bexheti. (INA)

Comments

comments