Blerim Bexheti: Do të ndërtohet çerdhe në Kondovë(Foto)

Në programin  zgjedhorë të kandidatit të BDI-së në Saraj, Blerim Bexhetit, është paraparë ndërtimi i një çerdhe, në vendbanimin Kondovë. Objekti do të ndërtohet në ish-godinën e Komunës së Kondovës. Investues do të jenë Komuna e Sarajit dhe qeveria.

Komuna ka caktuar, lokacionin dhe një pjesë të mjeteve, kurse një pjesë do të financohet nga Ministria e Politikës Sociale dhe resorë tjerë.

Në këtë çerdhe do të ketë kapacitet për 200 fëmijë.

Në komunën e Sarajit, kohë më parë është ndërtuar çerdhja në Saraj dhe tani është shumë funksionale.

Comments

comments