Bora izolon zonën perëndimore të Maqedoni, fshatra pa energji dhe rrugë të pakalueshme(VIDEO/FOTO)

0

Disa fshatra në pjesën perëndimore të Maqedonisë kanë ngelur pa energji elektrike që nga pasdita e djeshme, si pasojë e reshjeve intensive të borës. Ekipet e EVN janë në terren gjatë tërë orëve të natës për të sanuar dëmet, pasi që sasia e madhe e borës ka bërë që të rëndohen telat e rrymës dhe të shkaktohen defekte. Kjo ka bërë që të bien edhe shtyllat në rrugë. Vevçani, Veleshta, Bogovina, Zajazi, Kollari dhe disa fshatra tjera të kësaj zone kanë ngelur pa energji.

Kjo situatë e rënduar po ndodhë edhe me rrugët. Nga NP “Rrugët e Maqedonisë informojnë se rrugët rajonale dhe magjistrale janë të kalueshme, përveç rrugës Mavrovë drejt Mavrovës, në aksin që çon drejt manastirit të Bigorit. Por më pas me ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit kjo rrugë është hapur në një korsi. NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon që qytetarët të jenë të kujdesshëm në këtë zonë. (INA)

Komentet

komentet