advertisement
Fillimi | Bota | Ekstremi i djathtë, faktor në rezultatin e balotazhit në Francë
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Ekstremi i djathtë, faktor në rezultatin e balotazhit në Francë

Ekstremi i djathtë, faktor në rezultatin e balotazhit në Francë

Marine Le Pen, udhëheqësja e Frontit Kombëtar francez, e ekstremit të djathtë doli e treta në zgjedhjet e fundit presidenciale të muajit të kaluar. Përkrahësit e saj mund të jenë vendimtarë në përcaktimin e fituesit të balotazhit mes Presidentit Nikola Sarkozi dhe rivalit të tij, socialistit Francois Hollande.  Korrespondentja Lisa Bryant njofton nga Parisi:

Mijëra përkrahës të Frontit Kombëtar që morën pjesë në demonstratat e përvitshme të 1 Majit në Paris ishin me humor shumë të mirë. Ata brohorisnin që udhëheqësja e partisë, Marine Le Pen, kishte dalë në vend të tretë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Ata shoqëruan me zhurma zonjën Le Pen që tallej me dy kandidatët që do të dalin në balotazh. Disa orë më pas dhe disa kilometra më tutje nga tubimi i Frontit Kombëtar, Presidenti Sarkozi zhvilloi një tubim po me rastin e 1 Majit:

Në një intervistë që dha për radion franceze, zoti Sarkozi thotë se është e rëndësishme të dëgjohet zëri i atyre që votuan për Frontin Kombëtar. Vota e tyre është një klithmë revoltimi dhe dëshpërimi, thotë ai, në një kohë kur ekonomia franceze lëngon dhe papunësia është pothuajse 10 për qind.

Zonja Le Pen nuk ka shprehur mbështetje për asnjërin kandidat. Përkrahësit e saj si studentja Helene Justin, nuk dinë për kë të votojnë.

Studentja Justin thotë se asnjëri nga kandidatët nuk ia mbush mendjen plotësisht. Ajo i konsideron të dy si kandidatë që kujdesen vetëm për elitën. Pensionisti Gerard Virginier shpreh të njëjtat pikëpamje:

Ai thotë se të dy kandidatët janë të padëshirueshëm për të, por ka veçanërisht antipati për zotin Sarkozi i cili, thotë ai, vodhi axhendën e Frontit Kombëtar në vitin 2007 dhe kur u bë president nuk e respektoi atë.

Në këto kohë të vështira shumë francezë kanë përqafuar mesazhin e Frontit Kombëtar kundër Bashkimit Evropian dhe imigracionit.   Afro një e pesta e votuesve hodhën votat për zonjën Le Pen në raundin e parë. Por nuk dihet si do të votojnë ata më 6 maj. Analisti Philip Whyte punon për Qendrën për Reforma Evropiane, me seli në Londër:

"Gjatë fushatës në raundin e dytë, zoti Sarkozi është përpjekur të tërheqë votuesit e Frontit Kombëtar. Ai ka bërë disa komente negative në drejtim të imigracionit. Po ashtu ai po flet më shumë për politika proteksioniste në aspektin ekonomik”.

Anketat tregojnë se zoti Sarkozi mund të mundet të dielën. Atij i mbeten fare pak ditë për të bindur votuesit e Frontit Kombëtar që ta mbështesin për një mandat të dytë.

 

Sarkozi – Holland: Akuza reciproke në debatin televiziv

 

Presidenti aktual i Francës, Nikollas Sarkozi, dhe kandidati socialist për president, Fransua Holland, e kanë mbajtur një debat televiziv para zgjedhjeve presidenciale, që mbahen këtë të diel, më 6 maj. 

Sipas hulumtimeve të fundit të opinionit udhëheq Holland. Në debatin e nxehtë, Sarkozi tha se rivali i tij nuk është i kualifikuar, që gjatë periudhës së krizës, ta udhëheq ekonominë e Francës, e cila është ekonomia e pestë në botë për nga madhësia.

Ai e ka akuzuar zotin Holland për përdorim të “formulave boshe”. Kandidati i Partisë Socialsite, Fransua Holland, e ka akuzuar Sarkozin se e ka ndarë Francën dhe ka theksuar se gjatë presidencës së tij, papunësia ka arritur në 10% dhe se borxhi publik dhe deficiti tregtar kanë shënuar rritje në nivel rekord.


Vlerëso tekstin
0

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Bota
Previous
image
Irani var dy persona për “spiunazh”
Irani ka varur dy persona, të cilët dyshohen se kanë punuar si spiunë për Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Teheran ...
image
Kanë: Vidhen stoli në vlerë prej 1 milionë euro
Stoli të çmuara në vlerë prej më shumë se një milionë euro të bërë nga Chopard dhe që pritej t’iu jepnin për përdorim yjeve që ...
image
SHBA: Shkatërrohet një rrjet i lidhur me militantët
Autoritetet e Nju Jorkut thonë se e kanë shkatërruar një rrjet kontrabandues që ishte përfshirë në shitjen e sasive të mëdha të cigareve pa doganë. ...
image
Jep dorëheqjen drejtori në detyrë i IRS
Presidenti Barak Obama thotë se Sekretari i Thesarit Jack Lew i ka kërkuar dorëheqjen drejtorit në detyrë të Agjencisë Tatimore Amerikane. Drejtori ka dhënë ndërkaq ...
image
Detroit: Arrestohet një saudit me tenxhere
Një shtetas saudit u arrestua në aeroportin ndërkombëtar në Detroit pasi autoritetet thanë se ai bëri një deklaratë të rreme mbi çështjen se për ç'arsye ...
image
Hetohet Associated Press
Agjencia e lajmeve Associated Press thotë se qeveria amerikane ka sekuestruar të dhënat telefonike të dy muajve për shumë nga gazetarët dhe redaktorët e saj. ...
image
Edhe një ministër britanik pëlqen daljen nga BE-ja
Ministri britanik i Mbrojtjes, Philip Hammond, është bërë anëtari i dytë i kabinetit që mbështet publikisht daljen e Britanitsë nga Bashkimi Evropian.Ai ka thënë se ...
image
Pakistan: Nawaz Sharif deklaron fitoren
Ish-kryeministri pakistanez Nawaz Sharif ka deklaruar fitoren në zgjedhjet parlamentare për partinë e tij konservatore Liga Myslimane e Pakistanit.Nëse deklaratat e tij konfirmohen nga rezultati ...
image
Talibanët kërcënojnë: Mos votoni se do vriteni!
Lëvizja talibane e Pakistanit ka paralajmëruar votuesit që të bojkotojnë zgjedhjet e përgjithshme të së shtunës, ose “përndryshe do të vriten.”Zëdhënësi i Talibanëve të Pakistanit, ...
image
Vidhen 45 milionë dollarë nga bankomatët
 Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se një unazë e krimit kibernetik ka vjedhur 45 milionë dollarë, duke sulmuar një databazë të kartelave debitore dhe ...
image
Akuza për rrëmbim e përdhunim kundër Ariel Castros
Policia e qytetit Cleveland ka ngritur akuza për rrëmbim dhe përdhunim kundër Ariel Castros lidhur me tre vajza që mendohet se janë mbajtur peng për ...
image
Sulm militantësh në Nigeri, 55 të vrarë
Zëdhënësi i ushtrisë fajësoi për sulmin militantë të al-Qaidas të lidhur me grupin Boko Haram, i cili kërkon të krijojë një shtet islamik në veri të Nigerisë. ...
image
Tri sulme në Bagdad, 17 të vrarë
Së paku 17 njerëz kanë humbur jetën nga tre sulme që kanë goditur Bagdadin, transmeton rel njoftimet e agjencive.Policia ka bërë të ditur se gjashtë ...
image
Libia kërcënohet nga trazira më të thella politike
Libia u përfshi nga trazira më të thella politike dje, kur Kongresi i vendit u dorëzua para kërkesave të milicive revolucionare dhe votoi për heqjen ...
image
Dinastitë ekonomike të Afrikës
Afrika ka shembuj të shumtë të dinastive ekonomike, të rasteve kur udhëheqësit e politikës dhe financave u kalojnë pasuri të mëdha fëmijëve të tyre, veprime ...
Next