advertisement
Fillimi | Bota | Presidenti Obama fillon fushatën për zgjedhjet presidenciale
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Presidenti Obama fillon fushatën për zgjedhjet presidenciale

Presidenti Obama fillon fushatën për zgjedhjet presidenciale

Presidenti Barak Obama fillon zyrtarisht më 5 maj fushatën presidenciale me tubime në dy shtete të rëndësishme për zgjedhjet, Ohajo dhe Virxhinia. Gara mes zotit Obama dhe rivalit të tij republikan, ish-guvernatorit të Masaçusetsit Mitt Romney praktikisht ka filluar. Korrespondenti Jim Malone njofton:

Kanë mbetur rreth gjashtë muaj deri në ditën e zgjedhjeve. Strategjia republikane për të larguar nga pushteti Presidentin Obama është bërë mëse e qartë, ata duan që votuesit të përqendrohen në problemet ekonomike gjatë administratës Obama.

Pothuajse të gjithë rivalët e zotit Romney janë tërhequr nga gara dhe ish-guvernatori i Masaçusetsit tani duket se e ka të garantuar emërimin e partisë së tij në gusht. Zoti Romney pritet që brenda pak javësh të sigurojë numrin minimal të delegatëve që i duhen për të marrë këtë emërim.

Tani kandidati republikan e ka përqendruar vëmendjen tek Presidenti Obama dhe po u premton amerikanëve forcimin e ekonomisë nëse zgjidhet në nëntor:

“Ata që kanë ëndrra mund të thurin ëndrra edhe më të mëdha, pronarët e bizneseve do të fillojnë të kërkojnë njerëz për punë. Këtë herë do i bëjmë gjërat si duhet”.

Analistët thonë se është pak a shumë e sigurtë që ekonomia do të jetë tema vendimtare në zgjedhjet e nëntorit. Fushata ka gjasa të nxjerrë në pah dallimet mes dy kandidatëve për sa i përket rolit dhe përmasave të qeverisë federale.

Zoti Romney ka premtuar shkurtime të mëdha në shpenzimet qeveritare, ndërsa presidenti zotohet që t’i shfrytëzojë programet qeveriare për të nxitur rritjen ekonomike:

“E kam mbajtur këtë premtim dhe vazhdoj ta kem mendjen tek mirëqënia juaj. Vazhdoj të kem besim tek ju dhe nëse bashkoheni me mua, ne do t’i tregojmë botës përse Amerika është vendi më i madh në botë”.

Ndër ata që po e ndjekin me vëmendje këtë fushatë është Ken Duberstein, i cili ka qenë shef i personelit të Shtëpisë së Bardhë gjatë administratës së Presidentit Regan në vitet 1980. Ai parashikon një garë të fortë, rezultati i së cilës do të varet nga dallimet që shohin votuesit mes arritjeve të Presidentit Obama dhe premtimeve të zotit Romney:

“Nëse këto zgjedhje do të jenë një referendum mbi këto 3 vjet e gjysmë të Presidentit Obama, përgjithësisht mbi gjendjen e ekonomisë, Guvernatori Romney ka një shans të mirë të zgjidhjet president. Nëse zgjedhjet janë një referendum mbi punën e Partisë Republikane dhe të kaluarën politike të zotit Romney, atëherë Presidenti Obama ka shanse të sigurojë një mandat të dytë”.

Zotit Romney i duhet të bashkojë Partinë Republikane pas një fushate të vështirë, në përpjekje për të siguruar mbështetjen e krahut konservator të partisë.

Por kandidatit republikan i duhet të përqendrohet tani edhe tek votuesit e moderuar në mes të spektrit politik, të cilët luajnë një rol kyç në përcaktimin e fituesit kur ka një garë të fortë presidenciale.

Shumica e anketave tregojnë se presidenti ka një epërsi të vogël mbi zotin Romney. Por ekspertët vërejnë se avantazhi i zotit Obama nuk është shumë i madh, sidomos duke pasur parasysh që ai është presidenti aktual, dhe mund të fashitet nëse votuesit i gjykojnë negativisht ritmet e rimëkëmbjes ekonomike. (VOA)

Vlerëso tekstin
0

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Bota
Previous
image
Incident "kriminal" në qiellin e Britanisë
Policia britanike është duke trajtuar incidentin në një aeroplan pakistanez si kriminal dhe jo terrorist. Aeroplani i pasagjerëve është përcjellë nga avionë luftarakë në ...
image
Obama mbi politikat e sigurisë kombëtare
Në një fjalim të rëndësishëm në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Uashington, Presidenti Obama parashtroi një kornizë të përpjekjeve anti-terroriste të administratës së tij, përfshirë ...
image
Vrasja në Londër, akt terrorist
Kryeministri britanik, David Cameron, është kthyer në Londër për të koordinuar përgjigjen e qeverisë së tij, pas vrasjes së një personi nga dy sulmues të ...
image
Sulm barbar në Londër, ushtarit i hiqet koka
Një person, që paraprakisht mendohet se ishte ushtar i forcave të armatosura britanike, u masakrua me thikë dhe armë të tjera të ftohta ...
image
Saakashvili denoncon arrestimet e aleatëve
Presidenti gjeorgjian Mikheil Saakashvili i ka krahasuar arrestimet e fundit të anëtarëve të administratës së tij me burgosjen e ish kryeministres së Ukrainës ...
image
Rritet në 51 numri i të vdekurve nga stuhia në Oklahoma
Një tornado me erëra 320 kilometra në orë vrau  të paktën 51 persona dhe shkaktoi shkatërrime masive në shtetin amerikan qendror të Oklahomës. ...
image
Viktima nga tornadoja në SHBA
Së paku një person ka humbur jetën nga një seri e tornadove që ka goditur pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara.Policia ka bërë të ditur ...
image
Irani var dy persona për “spiunazh”
Irani ka varur dy persona, të cilët dyshohen se kanë punuar si spiunë për Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Teheran ...
image
Kanë: Vidhen stoli në vlerë prej 1 milionë euro
Stoli të çmuara në vlerë prej më shumë se një milionë euro të bërë nga Chopard dhe që pritej t’iu jepnin për përdorim yjeve që ...
image
SHBA: Shkatërrohet një rrjet i lidhur me militantët
Autoritetet e Nju Jorkut thonë se e kanë shkatërruar një rrjet kontrabandues që ishte përfshirë në shitjen e sasive të mëdha të cigareve pa doganë. ...
image
Jep dorëheqjen drejtori në detyrë i IRS
Presidenti Barak Obama thotë se Sekretari i Thesarit Jack Lew i ka kërkuar dorëheqjen drejtorit në detyrë të Agjencisë Tatimore Amerikane. Drejtori ka dhënë ndërkaq ...
image
Detroit: Arrestohet një saudit me tenxhere
Një shtetas saudit u arrestua në aeroportin ndërkombëtar në Detroit pasi autoritetet thanë se ai bëri një deklaratë të rreme mbi çështjen se për ç'arsye ...
image
Hetohet Associated Press
Agjencia e lajmeve Associated Press thotë se qeveria amerikane ka sekuestruar të dhënat telefonike të dy muajve për shumë nga gazetarët dhe redaktorët e saj. ...
image
Edhe një ministër britanik pëlqen daljen nga BE-ja
Ministri britanik i Mbrojtjes, Philip Hammond, është bërë anëtari i dytë i kabinetit që mbështet publikisht daljen e Britanitsë nga Bashkimi Evropian.Ai ka thënë se ...
image
Pakistan: Nawaz Sharif deklaron fitoren
Ish-kryeministri pakistanez Nawaz Sharif ka deklaruar fitoren në zgjedhjet parlamentare për partinë e tij konservatore Liga Myslimane e Pakistanit.Nëse deklaratat e tij konfirmohen nga rezultati ...
Next