advertisement
Fillimi | Bota | Francë, nesër gara e ngushtë Sarkozy - Hollandë
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

Francë, nesër gara e ngushtë Sarkozy - Hollandë

Francë, nesër gara e ngushtë Sarkozy - Hollandë

Presidenti francez Nikola Sarkozy ndeshet me një betejë të vështirë në garën me kandidatin socialist Francois Hollande. 

Në shumë mënyra, thonë ekspertët, kjo është një përplasje klasike mes së djathtës dhe së majtës në skenën politike të Francës. Por studjuesi i Institutit për Çështje Ndërkombëtare në Paris, Dominique Moisi, thotë se ka edhe një tjetër element në këtë fushatë presidenciale: ndeshja e personaliteteve. 

 

“Në se do t’i përshkruanim me karikatura, kemi një dyluftim mes një kandidati i cili ka imazhin që e ka tepruar, dhe ky është Nichlas Sarkozy, dhe kandidatit tjetër, me imazhin që ka mungesa, dhe ky është Francois Hollande. Një burri, me energji të mëdha, gati i pabesueshëm, por që me nervozitetin dhe oportunizmin politik i ftoh njerëzit. Pra, ajo që i bën këto zgjidhje disi të veçanta është mospranimi i personalitetit të Nicholas Sarcozy-s.” 

 

Pas 5 vjetësh në pushtet, Sarkozy po ashtu shihet nga shumë francezë si një njeri që nuk i ka mbajtur premtimet, sidomos në fushën politike. 

Analisti i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë këtu në Shtetet e Bashkuara, Charles Kupchan, thotë se presidenti francez ndeshet me një betejë të vështirë për dy arsye. 

 

“E para është se ekonomia nuk është përmirësuar. Zoti Sarkozy premtoi një “ndarje nga e kaluara” një liberalizim të tregut të punës. Dhe ai bëri disa hapa të rëndësishme për reformën e taksave dhe liberalizimin e tregut të punës, si dhe ngriti moshën e pensionit, por rritja ekonomike e Francës ka mbetur në vend. E dyta është se zoti Sarkozy duket se e ka humbur nuhatjen politike. Shumë francezë e nuk e shohin më atë si një figurë presidenciale, por si një njeri hiperaktiv, të paaftë për të ndjekur një kurs të qëndrueshëm.”

 

Analisti Dominique Moisi është dakord me këtë vlerësim. 

 

“Ekziston një ndjenjë, sipas së cilës ai është zhveshur nga funksioni i presidentit, duke e ngatërruar jetën private me atë publike, se në stilin e tij ka diçka vulgare, që nuk i përshtatet postit që dikur e ka mbajtur gjenerali Charles de Gaulle.” 

 

Anketimet e publikut tregojnë se në mos ndodhtë një mrekulli, zoti Sarkozy do t’i humbasë zgjedhjet dhe fitues do të jetë kandidati Francois Hollande. 

 

Ekspertët thonë se edhe pasuesit e ekstremit të djathtë, të Partisë së Frontit Kombëtar të Marine le Pen-it, pritet ta braktisin zotin Sarkozy. Pesë vjet më parë ai mori mbështetje të konsiderueshme prej tyre, por ekspertët thonë se ai I ka armiqësuar shumë prej tyre, duke mos i mbajtur premtimet, përfshirë atë për kontrollin e imigracionit. Ja si shprehet analisti Dominique Moisi: 

 

“Në se të gjithë votuesit e Frontit Kombëtar do të votonin për Nicholas Sarkozy-në, ata do të ndikonin tek rezultati i zgjedhjeve. Por, sipas anketave, vetëm 60 për qind e tyre do të votonin për Nicholas Sarcozy-në. 40 për qind të tjerët ose do të votojnë për kandidatin Hollande, ose do të abstenojnë. Pra Sarkozy do të humbë disa nga votat që mundi të sigurojë në zgjedhjet e kaluara…” 

 

Analisti Moisi thotë se udhëheqësja e Frontit Kombëtar, Marine le Pen, e cila doli e treta në zgjedhjet e muajit të kaluar, nuk do të votojë as për zotin Sarkozy dhe as për zotin Hollande. 

 

“Ideali i saj është mundja e zotit Sarkozy dhe një ristrukturim i së djathtës me Frontin Kombëtar si një forcë kryesore. Në qershor do të ketë një raund të tretë votimesh me zgjedhjet parlamentare dhe ajo është duke pritur me shpresa të mëdha për rolin e ri të partisë së saj brenda të djathtës franceze.” 

 

Përsa i përket zgjedhjeve presidenciale të së dielës, analisti Moisi dhe të tjerë thonë se për ironi, francezët nuk është e nevojshme të votojnë për Francois Holland-in, për shkak të politikave të tij. Ekspertët thonë se shumë francezë do të votojnë për kandidatin socialist për një arsye të thjeshtë, se ai nuk është Nicholas Sarkozy. 

Vlerëso tekstin
0

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Bota
Previous
image
Vrasja në Londër, akt terrorist
Kryeministri britanik, David Cameron, është kthyer në Londër për të koordinuar përgjigjen e qeverisë së tij, pas vrasjes së një personi nga dy sulmues të ...
image
Sulm barbar në Londër, ushtarit i hiqet koka
Një person, që paraprakisht mendohet se ishte ushtar i forcave të armatosura britanike, u masakrua me thikë dhe armë të tjera të ftohta ...
image
Saakashvili denoncon arrestimet e aleatëve
Presidenti gjeorgjian Mikheil Saakashvili i ka krahasuar arrestimet e fundit të anëtarëve të administratës së tij me burgosjen e ish kryeministres së Ukrainës ...
image
Rritet në 51 numri i të vdekurve nga stuhia në Oklahoma
Një tornado me erëra 320 kilometra në orë vrau  të paktën 51 persona dhe shkaktoi shkatërrime masive në shtetin amerikan qendror të Oklahomës. ...
image
Viktima nga tornadoja në SHBA
Së paku një person ka humbur jetën nga një seri e tornadove që ka goditur pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara.Policia ka bërë të ditur ...
image
Irani var dy persona për “spiunazh”
Irani ka varur dy persona, të cilët dyshohen se kanë punuar si spiunë për Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Teheran ...
image
Kanë: Vidhen stoli në vlerë prej 1 milionë euro
Stoli të çmuara në vlerë prej më shumë se një milionë euro të bërë nga Chopard dhe që pritej t’iu jepnin për përdorim yjeve që ...
image
SHBA: Shkatërrohet një rrjet i lidhur me militantët
Autoritetet e Nju Jorkut thonë se e kanë shkatërruar një rrjet kontrabandues që ishte përfshirë në shitjen e sasive të mëdha të cigareve pa doganë. ...
image
Jep dorëheqjen drejtori në detyrë i IRS
Presidenti Barak Obama thotë se Sekretari i Thesarit Jack Lew i ka kërkuar dorëheqjen drejtorit në detyrë të Agjencisë Tatimore Amerikane. Drejtori ka dhënë ndërkaq ...
image
Detroit: Arrestohet një saudit me tenxhere
Një shtetas saudit u arrestua në aeroportin ndërkombëtar në Detroit pasi autoritetet thanë se ai bëri një deklaratë të rreme mbi çështjen se për ç'arsye ...
image
Hetohet Associated Press
Agjencia e lajmeve Associated Press thotë se qeveria amerikane ka sekuestruar të dhënat telefonike të dy muajve për shumë nga gazetarët dhe redaktorët e saj. ...
image
Edhe një ministër britanik pëlqen daljen nga BE-ja
Ministri britanik i Mbrojtjes, Philip Hammond, është bërë anëtari i dytë i kabinetit që mbështet publikisht daljen e Britanitsë nga Bashkimi Evropian.Ai ka thënë se ...
image
Pakistan: Nawaz Sharif deklaron fitoren
Ish-kryeministri pakistanez Nawaz Sharif ka deklaruar fitoren në zgjedhjet parlamentare për partinë e tij konservatore Liga Myslimane e Pakistanit.Nëse deklaratat e tij konfirmohen nga rezultati ...
image
Talibanët kërcënojnë: Mos votoni se do vriteni!
Lëvizja talibane e Pakistanit ka paralajmëruar votuesit që të bojkotojnë zgjedhjet e përgjithshme të së shtunës, ose “përndryshe do të vriten.”Zëdhënësi i Talibanëve të Pakistanit, ...
image
Vidhen 45 milionë dollarë nga bankomatët
 Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se një unazë e krimit kibernetik ka vjedhur 45 milionë dollarë, duke sulmuar një databazë të kartelave debitore dhe ...
Next