
Holland president i Francës, mposhtet Sarkozy
Rezultatet preliminare të zgjedhjeve presidenciale në Francë shpallin fitues kandidatin socialist, Fransua Holland, me 52 për qind të votave.
Sipas exit-polleve, presidenti Nikolas Sarkozi ka siguruar 48 për qind të votave.
Pjesëmarrja në balotazhin e së dielës ishte relativisht e madhe. Rreth 72 për qind e 46 milionë qytetarëve me të drejtë vote, kanë votuar deri në orën 17.
Presidenti i deritashëm i Francës, Nikolas Sarkozi, ka pranuar fitoren e rivalit socialist, Fransua Holland.
"Franca ka president të ri të Republikës - kjo është zgjedhje demokratike. Fransua Holland është presidenti i ri i Francës dhe ai duhet të respektohet", ka thënë Sarkozi.
Para mbështetësve të tij, Sarkozi ka thënë po ashtu se "mban përgjegjësinë për humbjen".
Holland do të jetë presidenti i parë socialist që nga viti 1995 kur Fransua Miterand ka lënë zyrën. (INA)
Sondazhi i “IPR Marketing”, koalicioni i majtë 51%, ai i djathtë 45%
Koalicioni i majtë i kryesuar nga Edi Rama vazhdon të kryesojë kundrejt atij të djathtë të Sali Berishës. ...- Daçiq – Gruevski: Modeli Skandinav dhe Baltik për Ballkanin (14)
- Thaçi: Shqiptarët pas euforisë po përballen me mashtrimin e BDI-së (12)
- Menduh Thaçi ambasadorit Çejku: Ik, the qafën (Video) (10)
- Deputeti i Kosovës e quan Skënderbeun hero të katolikëve (10)
- Kosova anulon Samitin e Ohrit (8)
- BDI: Së bashku arritëm shumë (6)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj