advertisement
Fillimi | Bota | CIA shkatërron komplotin kundër SHBA-së
  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst

CIA shkatërron komplotin kundër SHBA-së

CIA shkatërron komplotin kundër SHBA-së

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) ka shkatërruar së fundmi komplotin e degës së Al Kaidës në Jemen për të hedhur në erë një aeroplan të Shteteve të Bashkuara. 

Zyrtarët amerikanë thonë se bomba që është kapur ka qenë e ngjashme me atë të nigerianit Umar Farik Abdulmutallab, i cili ka bërë përpjekje të dështuara për të rrëzuar avionin e pasagjerëve mbi Detroit, më 25 dhjetor të 2009-ës.

Në deklaratën e shkruar, Byroja Federale e Hetimeve thotë se posedon pajisjen, e kapur jashtë vendit. Deklarata po ashtu thotë se FBI-ja po kryen analizat teknike të saj. 

“Analizat fillestare tregojnë se pajisja është shumë e ngjashme me ato që janë përdorur më herët nga Al Kaida në Gadishullin Arabik, gjatë përpjekjeve për sulme terroriste”, thuhet në deklaratë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kejtllin Hajden, tha se presidenti Barak Obama është njoftuar në lidhje me komplotin në muajin prill. “Ai është siguruar se pajisja nuk ka paraqitur rrezik për publikun”, ka thënë Hajden.

Zyrtarët amerikanë po ashtu kanë thënë se bomba e kapur, ka qenë e projektuar të përdoret në të brendshmet e pasagjerit, por ka pasur sistem të ri dhe të rafinuar të shpërthimit.

FBI po heton nëse pajisja ka mundur të kalojë përmes sigurisë në aeroport.

Zyrtarët amerikanë të kundër-terrorizmit dyshojnë se pajisja e re është punë e “krijuesit të bombave”, Ibrahim Hasan al-Asiri.

Operacioni i CIA-s është zhvilluar derisa Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti për Siguri Kombëtare u kanë ofruar siguri amerikanëve se “në prag të përvjetorit të vrasjes së Osama Bin Ladenit, ata nuk janë në dijeni për ndonjë komplot terrorist kundër Shteteve të Bashkuara”.

“Nuk kemi asnjë informacion të besueshëm se organizatat terroriste, përfshirë Al Kaidën, po bëjnë komplote kundër SHBA-së, që do të përkonin me përvjetorin e vdekjes së Bin Ladenit”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni, në konferencën për media më 26 prill.

Kryeterroristi Osama Bin Laden është vrarë më 2 maj të vitit të kaluar, në një aksion të forcave të SHBA-së në Abotabad të Pakistanit.

Vlerëso tekstin
0

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

Tjera nga Bota
Previous
image
Obama synon reduktim global të armëve nukleare
Presidenti Barack Obama do të prozoj të mërkurën që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia të ulin numrin e mbushjeve nukleare stratigjike për një të ...
image
Rishfaqet Snowden, komenton në forume interneti
Informatori Edward Snowden, i cili ekspozoi programin sekret të qeverisë amerikane për mbikëqyrjen e telefonave dhe internetit ka mbrojtur vendimin e tij për ...
image
Katër veta therren në një xhami në Birmingam
Katër veta, mes tyre edhe një polic janë therrur me thikë mbrëmë në një xhami në Birmingam, njoftoi policia angleze. Siç mësohet, sulmuesi është arrestuar menjëherë. ...
image
Rohani prin në zgjedhjet e Iranit
Rezultatet e pjesshme nga zgjedhjet presidenciale të Iranit tregojnë se kleriku i moderuar, Hassan Rohani, shkon drejt fitores së rrethit të parë, me më shumë ...
image
Uashingtoni: Regjimi i Asadit ka përdorur armë kimike
Shtëpia e Bardhë ka publikuar rezultatet e një analize të re sipas së cilës regjimi i Asadit ka përdorur armë kimike në sasi të ...
image
Erdogan takoi protestuesit turq
Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka takuar protestuesit antiqeveritarë në përpjekje për t’iu dhënë fund protestave kundër qeverisë së tij.Erdogan ka zhvilluar takimin në orët ...
image
Skandali seksual dridh ushtrinë australiane
Ushtria australiane është përfshirë nga një skandal i ri seksual të enjten, ku 17 ushtarak, përfshirë oficerë të lartë, janë nën hetime për ...
image
FBI pas certifikatës së linjdes të Obamës
Forumi Raporti Kombëtarë njoftoi se brenda pak orëve të sapo botuar një histori e ashpër ndaj presidentit Obama, agjentët e FBI kontrolluan me "dhunë" zyrat ...
image
SHBA kërkon ekstradimin e zbuluesit të sekretit
Drejtori kundër-zbulimit amerikan, thotë se veprimet Snowdenit shkaktuan dëme serioze për sigurinë e vendit. Departamenti amerikan i Drejtësisë thotë se ka hapur një hetim penal mbi këtë çështje. ...
image
12 të vdekur nga bombat në Bagdad
Të paktën 13 persona janë vrarë kur dy bomba të fshehura në një makinë, dhe një vrasës kamikaz u hodhën në erë, në një ...
image
Gjashtë të vrarë në Santa Monica të Kalifornisë
Gjashtë persona kanë mbetur të vrarë nga disa të shtëna të tërbuara në Santa Monica të Kalifornisë, që përfundoi të premten me vdekjen edhe ...
image
Vriten 6 gjeorgjianë në Afganistan
Ushtria gjeorgjiane ka bërë të ditur se gjashtë ushtarë të saj janë vrarë në një sulm vetëvrasës në jug të Afganistanit.Shefi i ushtrisë, gjenerali Irakli ...
image
Obama zgjedh Rice për këshilltare të sigurisë
Presidenti amerikan Barack Obama ka emëruar ambasadoren e deritashme në Kombet e Bashkuara Susan Rice, si këshilltare për çështjet kombëtare të sigurisë. ...
image
Egjipti dënon punonjës të OJQ-ve amerikane
Një gjykatë egjiptiane ka dënuar 43 punonjës të agjencive të huaja jo-fitimprurëse, duke përfshirë të paktën 15 amerikanë, nën akuzat për përdorimin e fondeve të ...
image
SHBA shpërblen informacionet për terroristët
Shtetet e Bashkuara kanë ofruar deri në 23 milionë dollarë për informacionet që mund të ndihmojnë autoritetet të kapin udhëheqësit e organizatave terroriste islamike në ...
Next