
Hollande takon në mbrëmje Merkel, pritet t’i propozojë paktin e ri
Në ditën e parë të marrjes së detyrës si President i Francës, socialisti François Hollande do të pritet në mbrëmje në Berlin, nga kancelarja gjermane Angela Merkel, me të cilën do të diskutojë për krizën financiare në Europë.
I dyti president socialist i Francës pas François Mitterrand, Hollande deklaroi se do t’i propozojë partnerëve të BE-së një pakt të ri për rritjen ekonomike në eurozonë dhe reduktimin e borxhit publik, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Pritet që këtë pakt, presidenti francez François Hollande t’ia bëjë me dije kancelares gjermane që sonte në mbrëmje kur do të kenë një takim kokë më kokë.
Presidenti i Francës pritet që të emërojë po sot kryeministrin e ri të Francës, Jean-Marc Ayrault.
Në fjalimin e parë para kombit francez pas betimit, Presidenti i ri i Francës, François Hollande deklaroi se “Franca ka nevojë të paqëtohet e të ribashkohet”.
Presidenti i ri garantoi se ai do të bashkëpunojë me partnerët e BE-së për daljen e Europës nga kriza.
Pas takimit ceremonial mes presidentit të ri të Francës François Hollande i shoqëruar nga Zonja e Parë, shoqja e tij Valerie Trierweiler, ish-presidenti Nicolas Sarkozy dhe partnerja e tij Carla Bruni janë larguar nga pallati Elisee duke i dhënë fund aventurës presidenciale pesëvjeçare.
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj