Botime: Sot në Gjakovë promovohet “Dushkaja”

0

Buxhovi këtë promovim ua kushton shkrimtarëve Ali Podrimja dhe Teki Dërvishi Sot në Gjakovë, në Bibliotekën e Qytetit, në orën 12, promovohet romani i Jusuf Buxhovit “Dushkaja”.

Këtë promovim, autori ua kushton shkrimtarëve të brezit që i takoi: Ali Podrimja dhe Teki Dërvishi në shenjë të nderimit të veprës së tyre të madhe letrare. Promovimi i “Dushkajës”, në ditët në vijim, do të bëhet edhe në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë, Viti dhe disa qendra të tjera./21Media

Komentet

komentet