“Brat Lube” porosi Gruevskit: me një këmbë je në burg (VIDEO)

Kryetari i partisë Të Bashkuar për Maqedoninë, Lube Boshkovski ka theksuar se ish-kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski nuk do të mund t’i ikë burgut.

“Gruevski është i frikësuar sepse po i ikën liria nga duart. Ai po mbledh popullin duke iu premtuar patriotizëm të rrejshëm e vepra të shumta që nuk i realizoi kurrë për maqedonasit”, theksoi Boshkovski, i cili u arrestua dhe u dënua gjatë qeverisjes së kaluar, pas një procesi të montuar.

Ai theksoi se nuk dëshiron që ti ndajë qytetarët në heronjë dhe tradhëtarë ,por kërkoi drejtësia ta thotë fjalën e saj.

 

Comments

comments