Brexit: Gjithçka që duhet të dini rreth largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (Pjesa e parë)

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë nisur bisedimet zyrtare për largim, këtu mund të gjeni një udhëzues të lehtë për të kuptuar çështjen e Brexit – duke filluar nga elementët më bazike pastaj duke ia hedhur një shikim negociatave, e përcjellë nga një përzgjedhje e përgjigjeve në pyetjet që i kemi dërguar në lidhje me Brexit (dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian) dhe BE (Bashkimi Evropian).

Çfarë nënkupton Brexit?

Është një fjalë që është përdorur si simbolikë për të treguar largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian – duke shkrirë fjalët Britain dhe Exit për të formuar fjalën Brexit, në të njejtën mënyrë si largimi i Greqisë kohë më parë nga euro ishte quajtur Grexit.

Pse Britania po e lë Bashkimin Evropian?

Një referendum – votim në të cilin çdokush (ose pothuajse çdokush) i moshës madhore mund të marrë pjesë – ishte mbajtur të enjten e 23 Qershorit të vitit 2016, për të vendosur nëse Britania duhet të lë ose duhet të qëndrojë në Bashkimin Evropian. 51.9% votuan për ta lënë, në krahasim me 48.1% që votuan për të qëndruar në BE. Pjesëmarrja në votim ishte 71.8%, me më shumë se 30 milionë votues.

Si u votua në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar?

Anglia votoi për Brexit, 53.4% me 46.6%. Uellsi gjithashtu votoi për Brexit, për largim ishin 52.5%, ndërsa për qëndrim ishin 47.5%. Skocia dhe Irlanda Veriore të dyja e përkrahën qëndrimin në BE. Skocia ishte për qëndrim në BE me 62% përkundrejt 38% ishin për t’u larguar nga BE, përderisa 55.8% në Irlandën Veriore votuan për qëndrim dhe 44.2% për largim nga BE.

Çka ndryshoi në qeveri pas referendumit?

Britania emëroi një kryeministre të re – Theresa May. David Cameron dha dorëheqe ditën që humbi referendumin. Sikurse Cameron, edhe Theresa May ishte kundër largimit të Britanisë nga BE’ja, por ajo luajti një rol shumë të vogël në fushatë, dhe nuk u pa si shumë entuziaste për Bashkimin Evropian. Ajo u bë kryeministre pa u përballur me garën në lidershipin konzervativ pasi rivalët kryesorë të saj që ishin në anën e Largimit nga BE u tërhoqën.

Ku qëndron ajo në Brexit?

Theresa May ka qenë kundër Brexit gjatë fushatës për referendum por tani e favorizon atë që dikur kundërshtonte sepse thotë se kjo është ajo çfarë populli britanik ka dashur. Mesazhi kryesor i saj ka qenë se “Brexit nënkupton Brexit” dhe ajo nxiti procesin dy-vjeçar të largimit nga BE më 29 Mars. Tregoi qëllimet e saj negociouse në një letër dërguar presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Pse Theresa May e quajti një zgjedhje e përgjithshme, përzgjedhjen e saj?

Ajo u bë kryeministre pasi David Cameron dha dorëheqje, prandaj kjo nuk kishte ardhur në krye të qeverisë nga zgjedhjet e lira. Ajo përjashtoi thirrjen për zgjedhje të menjëhershme pasi u vendos në Downing Street, duke thënë se vendi kishte nevojë për një periudhë stabiliteti pas rrëmujës së shkaktuar nga votimi i Brexit. Tha se ishte e lumtur të priste deri në zgjedhjet e caktuara të cilat do të mbahen në vitin 2020.

Por ajo befasoi të gjithë pas pushimit të Festës së Pashkëve duke njoftuar se kishte ndërruar mendje në lidhje me zgjedhjet, të cilat i thirri për të enjten e 8 korrikut 2017.

Asryeja që dha ishte se kishte nevojë të forconte dorën e saj në negociatat Brexit me liderët evropianë. Ajo druhej se Laburistët, SNP, partitë tjera opozitare dhe anëtarët e Dhomës së Lartë të Parlamentit, do të provonin të bllokonin strategjinë e saj, duke e bërë vendin të duket i përçarë para liderëve të BE’së dhe duke e bërë qeverinë e saj të duket e dobët.

Çka ndodhi në zgjedhje?

Risku që mori znj. May dështoi dhe ajo humbi shumicën e përgjithshme duke përfunduar me më pak deputetë se para fushatës, që nënkupton se nuk ka më deputetë të mjaftueshëm konzervativë që do t’ia garantonin shumicën në parlament.

Për shkak të kësaj ajo bëri marrëveshje me partinë e Irlandës Veriore “Democratic Unionists” e cila kishte 10 deputetë, që do t’ia mundësonin asaj të formonte një qeveri minoritare. Partia në fjalë, si një parti Euroskeptike, ndan me znj. May strategjinë për Brexit dhe ka deklaruar se e mbështet atë me të gjitha votat në politikat Brexit. Por, ata duket të jenë më pak të lidhur me devizën e zonjës May se “asnjë marrëveshje nuk është më mire, se një marrëveshje e keqe” siç janë disa konservatorë, pasi kjo mund të mbyllë kufirin tokësor të Irlandës Veriore me Republikën e Irlandës.

Çka nëse qeveria e Theresa May bie dhe Laburistët marrin pushtetin?

Brexit prapë se prapë do të vazhdojë. Lideri laburist Jeremy Corbyn ka përjashtuar një referendum të dytë, por ka thënë se deputetët do të marrin një vendim përfundimtar mbi marrëveshjen e Brexit me BE’në, që do të thotë se Britania do të përpiqet të kthehet në tryezën e negociatave për të shtyer përpara një marrëveshje më të mirë. Demokratët Liberalë, të cilët kanë 12 nga 650 deputetët, janë kundër një “hard Brexit” dhe kanë premtuar një referendum të dytë në terme të ndonjë marrëveshje në të cilën do të bënin fushatë për të qëndruar në BE. Ata gjithashtu kanë përjashtuar marrëveshje koalicioni me Laburistët apo me Konzervatorët.

Liderja SNP Nicola Sturgeon ka nxitur Skocinë, e cila votoi për të qëndruar në BE – që të ketë një status special pas Brexit-it, duke përfshirë mbetjen në tregun e vetëm. Ajo kishte thirrur për një referendum të dytë të pavarësisë para se paketa Brexit të ishte finalizuar.

Çka me ekonominë, deri më tani?

David Cameron, këshilltari i tij George Osborne dhe shumë figura tjera që dëshironin qëndrimin në BE, parashikuan një krizë të menjëhershme ekonomike nëse Britania votonte për largim. Çmimet e shtëpive do të binin, do të kishte një recension me një ngritje të madhe të papunësisë – dhe një buxhet emergjent do të ishte i nevojshëm për të sjellë shkurtime të mëdha në shpenzime.

Funta pati rënie një ditë pas referendumit – duke qëndruar rreth 15% më poshtë kundër dollarit dhe 10% më poshtë kundrejt euros – por parashikimet për një rënie të menjëhershme nuk kanë rezultuar të sakta me ekonominë e Britanisë që është vlerësuar të jetë rritur për 1.8% në 2016’n, e dyta pas Gjermanisë me vetëm 1.9% në mesin e vendeve të industrializuara të G7’s në botë.

Inflacioni është rritur në 2.6% në prill – rritja më e madhe për tri vjet e gjysmë, por papunësia ka vazhduar të bie, duke qëndruar në një nivel të ulët prej 4.8%. Rritjet vjetore të çmimeve të banesave kanë rënë nga 9.4% në qershor, por ishin ende të prekura nga inflacioni 4.1% në muajin mars, sipas shifrave zyrtare të ONS.

Çka është Bashkimi Evropian?

Bashkimi Evropian është një partneritet ekonomiko-politik që përfshin 28 vende evropiane. Filloi pas Luftës së Dytë Botërore për të nxitur bashkëpunimin ekonomik, me idenë që vendet që tregtojnë së bashku kanë mundësi të shmangin luftën ndërmjet vete.

Që atëherë është rritur duke u bërë një “treg i vetëm” duke lejuar mallrat dhe njerëzit të lëvizin, faktikisht sikur shtetet anëtare të ishin një vend i vetëm. Ka monedhën e tij, euron, që përdoret nga 19 shtete anëtare, ka parlamentin që vendos për një gamë të gjerë fushash, duke përfshirë ambientin, transportin, të drejtat e konsumatorëve madje dhe për gjëra të tilla si pagesat për telefona mobilë.

Comments

comments